Eventi i parë i “FuckUp Night” është realizuar në qytetin e Meksikës, në Shtator të vitit 2012. Që prej asaj kohe, çdo muaj organizohet 1 event për të pirë së bashku dhe për të rrëfyer tri historitë e dështimit. Në çdo “FuckUp Night” 2 ose 3 të ftuar rrëfejnë historinë e tyre të dështimit:
• Për çfarë kishte të bënte projekti i tyre?
• Ku gabuan në këtë projekt?
• Çfarë mësuan prej dështimit?
• Çfarë do të kishin bërë ndryshe?
Qëllimi i tij
- Dështimi ta shpif por të udhëzon.
- Dikush mund të mësojë më shumë nga historitë e dështimit sesa nga historitë e suksesit.
- Për shkak se shumica e profesionistëve nuk e krijojnë “projektin e vitit” në përpjekjen e tyre të parë.
- Njerëzit ndiejnë nevojën për t’u çliruar nga stigmat që rrethojnë “dështimin”.
- Komunikimi i dështimit është një hap pozitiv që të gjithë duhet ta kapërcejnë në rrugën drejt suksesit.
Folësit mund të jenë nga fusha të ndryshme: artist, arkitekt, persona në fushën e teknologjisë, të mjedisit, sociale, madje dhe një doktor, i cili para disa vitesh kishte hapur një shtëpi publike që falimentoi. Secili tregon historinë e tij me 10 imazhe, e demostron atë në 40 sekonda dhe në fund të çdo historie audienca bën pyetje.
Eventi organizohet nga Protik Innovation Center, Regional Development dhe partnerë të tjerë, ditën e Shtunë, 13 Maj, ora 7:00 PM, tek Piramida.
Folësit e edicionit të parë:
Dasara Karaiskaj, Gazetare, @da’SARA
Dr. Enriko Ceko, Kreu i departamentit të marketingut në @Professional Business Academy
Arjeta Dhima, Regjizore/Aktore në @iACT Studio
Redi Neziri, CTO/ Shefi i Inxhinierëve në @Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto