Franca ndalon gotat, pjatat dhe enët e tjera plastike - Business Magazine Albania

Franca ndalon gotat, pjatat dhe enët e tjera plastike


Franca ka pranuar një ligj të ri për t’u siguruar se të gjitha gotat, pjatat dhe objekte të tjera plastike të bëhen nga materiale biologjike dhe që mund të dekompozitohen.

Ligji, i cili hyn në fuqi në vitin 2020 është pjesë e Tranzicionit të Energjisë për ‘Rritjen e Gjelbër’ – një plan ambicioz që synon të lejojë Francën të japë një kontribut më efektiv në trajtimin e ndryshimit të klimës.

Edhe pse organizatat ekologjike janë në favor të ndalimit, të tjerë argumentojnë se ajo ka shkelur rregullat e Bashkimit Europian mbi lëvizjen e lirë të mallrave.

‘Pack2Go Europe’, një organizatë me bazë në Bruksel që përfaqëson prodhuesit e paketimeve europiane, thotë se do të vazhdojë të luftojë ligjin e ri dhe shpreson se nuk do të përhapet në pjesën tjetër të kontinentit.

“Ne po i kërkojmë Komisionit Evropian të bëjë gjënë e duhur dhe të ndërmarrë veprime ligjore kundër Francës për shkeljen e ligjit Europian”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Pack2go Europe Eamonn Bates për ‘The Associated Press’. “Nëse ata nuk e bëjnë, do t’a bëjmë ne.”

Z. Bates beson se nuk ka prova që materialet biologjike janë më të dobishme për mjedisin dhe se ndalimi mund t’a bëjë situatën edhe më keq dhe njerëzit mund të keqkuptojnë shkallën e dekompozimit.

“Ndalimi do të kuptohet nga ana e konsumatorëve, që do të thotë se është në rregull për të lënë këtë paketim prapa, pas përdorimit, sepse është e lehtë të dekompozohet në natyrë. Kjo nuk ka sens! Ajo mund edhe t’a bëjë problemin më keq,” shtoi ai .

 

Burimi: The Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0