Franca gjobit me 201 milionë euro Google dhe Facebook mbi cënimin e privatësisë - Business Magazine Albania

Franca gjobit me 201 milionë euro Google dhe Facebook mbi cënimin e privatësisë

Rregullatorët francezë kanë goditur kompanitë, Google dhe Facebook me 201 milionë euro gjobë, për shkak të përdorimit të mekanizmit për gjurmim online të përdoruesve, kanë thënë autoritetet më 6 janar.

Gjoba prej 150 milionë eurosh ndaj Google është lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji Informative dhe Liri.

Ky institucion ka gjobitur gjigantin Google me gjobë prej 100 milionë eurosh edhe në dhjetor të vitit 2020.

“Komisioni ka vërtetuar se faqet facebook.com, google.fr dhe youtube.com nuk u mundësojnë përdoruesve që të refuzojnë përdorimin e të dhënave të tyre me aq lehtësi sa të pranojnë këtë kërkesë”, ka thënë trupi rregullativ.

Të dyja platformat kanë tre muaj kohë për të ndryshuar praktikat, pasi më vonë Franca do të vendosë gjoba prej 100,000 eurosh në ditë.

Lexo edhe: Facebook po zhvillon algoritme të reja që mund të gjurmojnë gjithçka që ju bëni

Google ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se do të ndryshojë praktikat e veta.

“Në përputhje me pritshmëritë e përdoruesve të internetit, ne jemi të përkushtuar për të zbatuar ndryshime të reja, si dhe të punojmë me Komisionin francez pas vendimit të tij”, ka thënë kompania amerikane përmes një deklarate.

I njohur si “cookies”, ky mekanizëm i të dhënave formohet në kompjuterin e përdoruesve kur ata vizitojnë një faqe, çka u mundëson kompanive të ruajnë informacionin rreth vizitës së faqes.

Ky mekanizëm është shumë i rëndësishëm për Google dhe Facebook, si mënyrë për të personalizuar reklamat – burimin kryesor të të hyrave.

ndtv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0