Franca gjobit Google 150 milionë euro - Business Magazine Albania

Franca gjobit Google 150 milionë euro


Autoriteti i Konkurrencës në Francë ka gjobitur 150 milionë euro Google për “abuzimin e pozitës së tij dominuese”, në tregun e reklamave në internet.

Sipas Autoritetit, kompania amerikane e teknologjisë ka keqtrajtuar blerësit e reklamave bazuar në fjalë kyçe. Metodat e përdorura nga platforma e saj “Google Ads” janë “të paqarta dhe të vështira për t’u kuptuar” dhe kompania i zbaton ato në një “mënyrë të pabarabartë dhe arbitrare”, thuhet në deklaratë.

Kompanisë Google i kërkohet të sqarojë rregullat për Google Ads dhe procedurat e saj për ngrirjen e llogarive, për të shmangur pezullimet “brutale dhe të pajustifikuara”.

Kjo është më e fundit e një sërë gjobash që vendet europiane aplikojnë ndaj Google edhe pse Google, ka një konkurencë të ulët në biznesin e motorrëve të kërkimit në të gjithë kontinentin. Vitet e fundit gjobat e autoriteteve të BE-së kanë qenë multimiliarda dollarë të lidhura me gjendjen monopol.

Kompania nga ana e saj ka deklaruar se do të apelojë, duke theksuar se politikat e saj të reklamimit janë krijuar për të mbrojtur konsumatorët “nga reklamat shfrytëzuese dhe abuzive”.

Çështja lindi nga një ankesë që kompania konsulente në internet “Gibmedia” paraqiti pasiGoogle pezulloi llogarinë e saj të reklamës në vitin 2015. Gjatë dhe pas mosmarrëveshjes së tyre të zgjatur, Google publikoi reklama të ngjashme me ato të drejtuara nga “Gibmedia”.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0