Fotografo më shumë me karakteristikat e reja në Galaxy S10 dhe Galaxy Note10

Fotografo më shumë me karakteristikat e reja në Galaxy S10 dhe Galaxy Note10


 

Samsung Electronics njoftoi se do të sjellë karakteristika të reja, inovative të serisë flagship Galaxy S20 tek seritë Galaxy S10 dhe Galaxy Note10, përmes një azhurnimi të ardhshëm softuerësh, duke filluar nga muaji mars. Përdoruesit do të jenë në gjendje të kapin përmbajtje me teknologjinë më të fundit të softuerit të kamerave Galaxy, duke përfshirë edhe modalitetin popullor Single Take.

Për më tepër, përdoruesit do të kenë akses në një shumëllojshmëri të përmirësimeve softuerike, që e bëjnë tërë përvojën Galaxy më të këndshme dhe më komode. Le të shikojmë me detaje se si veçori të përzgjedhura Galaxy S20 do të funksionojnë në Galaxy S10 and Galaxy Note10.

 

Përvojë e Avancuar e Fotos dhe Videos

Ky përditësim i softuerit sjell përvojat e fotove dhe videove të përzgjedhura nga Galaxy S20 te Galaxy S10 dhe Note10. Me Single Take, qëndroni në moment teksa e kapni momentin duke përdorur teknologjinë e integruar të Inteligjencës Artificiale. Single Take përdor sistemin e kamerës dhe AI ​​për të kapur një numër fotografish dhe videosh menjëherë dhe rekomandon shkrepjen më të mirë për ju.

Me një modalitet të përmirësuar Night Mode në seritë Galaxy S10 dhe shtimin e Night Hyperlapse në të dy seritë Galaxy S10 dhe Note10, do të keni mundësi të kapni foto dhe video më të mahnitshme edhe në dritë të ulët.

Kur ta keni kapur imazhin e përsosur, Custom Filter ju lejon të krijoni filtrin tuaj me ngjyra dhe stile që ju pëlqejnë nga një foto e preferuar që shërben si frymëzim. Kjo krijon një filtër të ripërdorshëm që mund të aplikohet në fotografitë e ardhshme.

samsung

Për kineastin aspirues, Pro Video ju jep edhe më shumë kontroll, duke ju lejuar të rregulloni cilësimet si ISO, shutter speed dhe nivelin e ekspozimit. Ju gjithashtu mund të navigoni midis kamerave të përparme dhe të pasme ndërsa regjistroni video.

samsung

Galeri Inteligjente

Ky azhurnim sjell gjithashtu një shumëllojshmëri të veçorive të galerisë për t’ju ndihmuar të organizoni përmbajtjen tuaj. Kur shikoni një fotografi në galeri, mund të zmadhoni një imazh dhe të shtypni Quick Crop, të vendosur në këndin e sipërm të majtë, për të prerë fotot në çdo madhësi që dëshironi. Me aktivizimin e Clean View, aplikacioni Gallery grupon automatikisht së bashku fotografi të ngjashme me të njëjtin temë për një galeri më të organizuar. Përdoruesit mund të rishikojnë me lehtësi të shkrepura të ngjashme dhe të zgjedhin të preferuarën e tyre për të shërbyer si ikonë e grupit fotografik.

 

Mundësi të Lehta Shkëmbimi

Tani mund të ndani më shumë përmbajtje lehtësisht dhe shpejt. Quick Share, ju mund të shihni se cilat nga kontaktet tuaja janë afër dhe të ndani fotografi, video, apo edhe skedarë të mëdhenj me shumë njerëz në të njëjtën kohë. Me Music Share, mund të zgjasni lidhjen tuaj të çiftuar Bluetooth dhe nuk keni nevojë të shkëputeni që një mik të luajë muzikën e tij në një altoparlant ose në stereo në makinë.

samsung

Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në Adresën 

 

Për më shumë informacion, vizitoni  faqen Samsung

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0