Fotografi mbresëlënëse nga teleskopi James Webb, kësaj radhe sjellin Jupiterin - Business Magazine Albania

Fotografi mbresëlënëse nga teleskopi James Webb, kësaj radhe sjellin Jupiterin

Shkencëtarët kanë publikuar imazhet e planetit më të madh të sistemit diellor.  Teleskopi hapësinor i NASA-s, James Webb, ka shkrepur fotografitë në korrik, që shfaqin pamje mbresëlënëse të Jupiterit. Njolla e madhe e kuqe në Jupiter, është aq e madhe sa që “gëlltit” dy Toka, thuhet në një kumtesë të NASA-s. Një fotografi këndgjerë është dramatike, që shfaq unazat përreth planetit, si dhe “dy” hënat në prapavijë të galaktikës.

“Jupiterin kurrë nuk e kemi parë të tillë. Është pothuajse e pabesueshme. Nuk kemi pritur diçka kaq të bukur, të them të drejtën”, tha astronomi planetar Imke de Pater nga Universitetit Berkeley në Kaliforni që asistoi në vëzhgim.

Sipas ekipit hulumtues amerikano-francez, fotografitë infra të kuqe janë lyer me të kaltër, bardhë, verdhë, gjelbër dhe portokalli, me qëllim që të theksohen karakteristikat.

Teleskopi që kushtoi 10 miliardë dollarë që të prodhohet dhe që i përket NASA-s, u lancua në fund të vitit të kaluar.  aljazeera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0