Forumi i Biznesit Shqipëri-Maqedoni: Arritjet e marrëdhënieve dypalëshe - Business Magazine Albania

Forumi i Biznesit Shqipëri-Maqedoni: Arritjet e marrëdhënieve dypalëshe


Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi mori pjesë këtë të mërkurë në Forumin e Biznesit dhe të Investimeve Shqipëri-Maqedoni, ku u shpreh se ky forum ka shënuar arritje përsa i përket shkëmbimit të informacionit lidhur me sektorët, të cilët janë përcaktuar tashmë në ligjin për investimet strategjike.

“Dy vendet rikonfirmuan hapje të madhe ndaj kapitalit dhe sipërmarrjes. U arrit të shkëmbenim informacion për zonat teknologjike dhe ekonomike me përparësi zhvillimi. Sasia e informacionit të këmbyer ishte e mjaftueshme për të nxitur bashkëpunimin në të ardhmen e afërt”, deklaroi Ekonomi.

Ministrja shprehu besimin e saj se, “ky fillim bashkëpunimi do të ketë një jetë të gjatë” dhe dha garancinë se “nga ana e sipërmarrjes shqiptare bashkëpunimi shihet me pozitivitet dhe me vrull për t’i bërë gjërat të ndodhin”.

Për artikuj të ngjashëm mund të lexoni edhe: Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë organizon eventin e biznesit:“Mision ekonomik në Shqipëri”

Delegacioni nga Maqedonia përbëhej nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, të cilat përfaqësonin fushat me më shumë potencial si: tregtia, infrastruktura, bujqësia, energjia, turizmi, manifaktura, agjenci imobiliare, etj.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0