Forma e duhur se si duhet të jetë një prezantim i mirë - Business Magazine Albania

Forma e duhur se si duhet të jetë një prezantim i mirë

Forma e duhur se si duhet të jetë një prezantim i mirë

Le të futemi drejt e në thelb: Slide-t thelbësore që duhet të ketë çdo prezantim(pitch deck)  për ta kthyer idenë tënde në një ëndërr të realizuar në biznes.

Një titull mbresëlënës

E para gjë që duhet të ketë një pitch deck i mirë është një slide titulli i fuqishëm. Mendoje si mundësinë tënde të parë për të lënë mbresë. Shpesh, kjo slide mund të jetë vendimtare — ose i kap vëmendjen investitorit që në sekondat e para, ose e humbet atë përgjithmonë. Ky slide duhet të përmbajë emrin e markës, logon për profesionalizëm dhe një tagline të fortë, që shpreh qartë misionin tënd. Tagline-i duhet të pasqyrojë në mënyrë të sinqertë se çfarë do të përmbajë prezantimi dhe të mos premtojë më shumë sesa duhet.

Cili është problemi që zgjidh produkti/shërbimi yt?

Pasi ke ndërtuar një hyrje të fortë, është koha të prezantosh problemin. Çfarë është ajo që produkti apo shërbimi yt po përpiqet të zgjidhë? Ky slide duhet të identifikojë problemin që has audience jote dhe të theksojë pse është urgjente që të gjendet një zgjidhje. Krijo ndjesinë e nevojës reale për të vepruar dhe bëje të qartë se ky problem nuk mund të injorohet.

Si mund të zgjidhet problemi?

Tani që problemi është bërë i qartë, është koha të tregosh zgjidhjen tënde. Këtu duhet të ndërtosh një rrëfim të qartë dhe bindës se si produkti/shërbimi yt e zgjidh atë, që ka kërkesë në treg dhe që është një investim me kuptim dhe potencial për fitime.

Pse zgjidhja jote funksionon në praktikë?

Vetëm duke thënë që ke një zgjidhje nuk mjafton. Duhet ta tregosh. Në këtë slide, përshkruaj qartë benefitet, veçoritë kryesore dhe avantazhet konkurruese që ofron zgjidhja jote. Jep prova dhe arsye konkrete pse zgjidhja jote është më e mira në treg.

Si do të fitoni para? – Modeli i biznesit

Paratë flasin, dhe pikërisht për këtë shërben slide-i i modelit të biznesit. Investitorët duan të kuptojnë si planifikon të gjenerosh të ardhura. Përdor këtë slide për të shpjeguar qartë burimet e të ardhurave, modelin e çmimeve, dhe kanalet e shitjes. Tregoji që biznesi yt është i qëndrueshëm financiarisht dhe i menduar për sukses afatgjatë.

Lexo edhe:Një intervistë, mijëra gabime, çfarë nuk po funksionon me brezin e ri?

Strategjia për të dalë në treg – Go-to-Market

Strategjia për të fituar klientë është çelësi, dhe kjo paraqitet në slide-in e go-to-market. Përshkruaj si do ta marketosh, shesësh dhe shpërndash produktin. Trego qartë hapat konkretë që do ndërmarrësh për të fituar dhe mbajtur klientët idealë.

Çfarë ndodh me konkurrencën?

Slide-i i konkurrencës tregon se njeh terrenin ku po futesh. Identifiko konkurrentët, por më e rëndësishmja, thekso çfarë të diferencon ty nga ta. Kjo tregon se ke bërë hulumtim dhe se ke një avantazh të qartë konkurrues.

Kush është ekipi?

Mund të kesh një produkt të shkëlqyer, por investitorët duan të dinë kë po mbështesin. Slide-i për ekipin duhet të nxjerrë në pah përvojën, pasionin dhe aftësitë që ekipi sjell në tavolinë. Përmend suksese të mëparshme, ekspertiza unike dhe kontribute që janë të rëndësishme për rritjen e biznesit – si marketingu kreativ apo aftësia për të tërhequr klientë.

Projeksionet financiare

Tani që ke tërhequr interesin e investitorëve, është koha të vulosësh marrëveshjen me projeksione financiare bindëse. Paraqit parashikime të të ardhurave, kostot, dhe pikën e kthimit të investimit (break-even). Investitorët duan të dinë që ka një strategji daljeje dhe që do të marrin mbrapsht investimin, madje më shumë. Mos ngurro të përfshish analiza konkurruese për të mbështetur parashikimet e tua.

Pse tani?

Prezantimi yt duhet të përfundojë me një thirrje për veprim dhe ndjesinë e urgjencës. Slide-i “Pse tani?” është ai që ngacmon investitorët që të veprojnë menjëherë. Prezanto trende të tregut, zhvillime teknologjike, apo mundësi të papërsëritshme që tregojnë se tani është momenti ideal për të investuar dhe për të marrë një pozicion avantazhues në treg.

foundr

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0