Forcohen masat shtrënguese në luftën ndaj Covid-19 në Kosovë

Forcohen masat shtrënguese në luftën ndaj Covid-19 në Kosovë


Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë përshtyp informoj sot për disa veprime të menjëhershme, të ndërmarra pas shpalljes së gjendjes emergjente të shëndetit publik nga Qeveria e Kosovës:

Lexo: Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

  1. Dje ka përfunduar procedura për kontraktimin e mjeteve mbrojtëse mjekësore për personelin shëndetësor si: maska-respirator FFP2, veshje mbrojtëse për trup, mbrojtëse për fytyrë, çarçafë dhe mjete të tjera për personalin mjekësor dhe shërbimet e tjera mbështetëse si Polici, Dogana dhe të tjerët nga mjetet 400 000 euro të ndara më parë nga Qeveria;
  2. Me këto mjete do të kemi furnizime më të qëndrueshme për të gjitha institucionet e lartpërmendura, sepse siç e dini, rezervat që i kemi gjetur nuk kanë qenë të mjaftushme për një situatë si kj;
  3. Gjithashtu, Qeveria ka alokuar 6.2 milionë euro për shfrytëzim të menjëhershëm prej shumës prej 10 milionë eurove për zbatimin e aktiviteteve të përfshira në Planin e Veprimit kundër Covid-19, për të siguruar mjete mbrojtëse për personalin shëndetësor, furnizimin e QKMF-ve në komuna dhe shërbimeve të tjera mbështetëse dhe siguruar vijimësinë e aktiviteteve kundër Covid-19;
  4. Javën që vjen në Kosovë, do të vij një kontigjent  i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore-donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
  5. Gjithashtu, OBSH ka ndarë një ndihmë në vlerë prej 7 milionë eurove, që do t’i përforcojnë furnizimet në institucionet shëndetësore;
  6. Banka Botërore ka ofruar mbështetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid-19 në vlerë prej 7.9 milionë eurove.
  7. Kanë filluar edhe donacione të ndryshme në materiale dhe mjetë të tjera të distributorëve lokalë, por edhe individëve si shenjë e solidaritetit me përpjekjet e përgjithshme të përbashkëta kundër Koronavirusit;
  8. SHSKUK ka shndërruar Klinikën Infektive tashmë në klinikë që do të shërbeje vetëm për rastet e Koronavirusit, derisa kapacitetet do të përforcohen edhe përmes lirimit të hapësirave të Klinikës së Pulmologjisë, Dermatovenerologjisë (pacientët e pulmos transferohen ne klinikën e Alergologjisë);

Lexo: Diaspora Shqiptare: Coronavirusi infekton sistemin ekonomik!

9. Objekti i ri i Mjekësisë Sportive është duke u bërë gati gjithashtu për të shtuar kapacitetet edhe me rreth 100 shtretër të tjerë, që në total vetëm brenda këtyre shërbimeve (Infektiva, Pulmo, Derma dhe Mjekësia Spotive) na sigurojnë rreth 500 shtretër për një fluks eventual më të madh të pacientëve me Koronavirus;

10. Spitaleve private u është kërkuar të vënë në dispozicion kapacitetet e tyre si: resurset humane, pajisjet dhe infrastrukturën, nëse do të ketë nevojë dhe, që sot kemi marrë përgjigjet e para pozitive;

11. Do ta kemi karantinën e parë gati (në Prishtinë) për personat e ekspozuar ndaj rrezikut, në momentin që për një masë të tillë ka nevojë dhe kemi opsione edhe për të tjera jashtë Prishtinës;

12. Kjo masë vlen për personat që vijnë nga jashtë dhe paraqesin rrezik potencial për përhapje të virusit;

13. Kemi regjistruar vetëm dje rreth 150 vullnetarë të profileve të ndryshme mjekësore (shumica) dhe jo-mjekësore, të gatshëm për t’u inkuadruar qysh sot në shërbim, dhe kemi bërë edhe Komisionin në MSh i cili bën distribuimin e vullnetarëve sipas nevojave në terren;

14. Kemi hapur dhe konsoliduar Qendrën Operative 24 orëshe në MSh që ndërlidh strukturat lokale me pushtetin qendror për adresimin e nevojave nga terreni, sikurse edhe Qendrën e thirrjeve në IKSHPK,  ku deri tani janë pranuar e adresuar mbi 1600 thirrje të qytetarëve në të cilat janë përgjigjur profesionistët e IKSHPK-së dhe të MSh-së;

15. Kemi bërë furnizimet e reja në komunat ku janë ndaluar hyrje –daljet (Viti, Klinë, Malishevë e Podujevë) dhe furnizime të tjera edhe më të qëndrueshme do të bëhen ditëve në vijim, pas kontraktimit që ka bërë dje Ministria;

16. Para QKMF-ve në Komuna, me ndihmën e FSK-së dhe të Kryqit të Kuq po vazhdon vendosja  tendave për identifikimin e rasteve me rastin e marrjes së shërbimeve në kujdesin shëndetësor nga qytetarët;

17. Kemi koordinuar veprimet edhe me organizatat e komunitetit mjekësor dhe farmaceutik si Dhoma e Mjekëve, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës; Dhoma e Farmacistëve dhe Dhomat e tjera, me qëllim të koordinimit të plotë të aktiviteteve  si dhe kemi organizuar takim me distributorët farmaceutikë, të cilët na kanë informuar rreth gjendjes së stoqeve farmaceutike në Kosovë dhe mundësisë së donacioneve nga ata.

18. Ajo që dua t’i them popullatës tani është, që të mos krijojnë frikë e as stoqe farmaceutike, sepse, bazuar në të dhënat e prezantuara nga komuniteti farmaceutik në Kosovë, edhe sikur të mos këtë asnjë mundësi të importit të këtyre produkteve, Kosova ka stoqe edhe për 4 muajt e ardhshëm për ta përballuar secilën situatë.

Lexo: Edi Rama: Kompensohen pagat e munguara të muajit Mars në çdo biznes

“Gjithsesi, në kërkojmë nga popullata që të jetë shumë më e vëmendshme në respektimin e masave dhe ndalesave që ka sjellë Qeveria, sepse ne tashmë jemi në ditët dhe javët vendimtare për një menaxhim të suksesshëm të epidemisë dhe kufizimet e vëna kanë për qëllim të parandalojnë përhapjen e virusit dhe mbrojtjen e gjithë popullatës”, u shpreh ministri Vitia.

Në këtë aspekt, Policia e Kosovës do të zbatojë masa ndaj atyre që nuk i zbatojnë ato, duke u thirrur në përgjegjësitë ligjore konform gjendjes emergjente të shëndetit publik të shpallur nga Qeveria.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0