"Fondit të Inovacionit 2017'', ja cilat janë kompanitë fituese - Business Magazine Albania

“Fondit të Inovacionit 2017”, ja cilat janë kompanitë fituese


Një nga objektivat kryesore të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është dhe rritja e kapaciteteve inovatore të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Për këtë shërben dhe Fondi i Inovacionit, i cili menaxhohet nga AIDA.

Në datën 26.04.2017, ditën e Mërkurë ora 13.00, u mblodh Komisioni i Aprovimit të Grantit (KAG), i cili shqyrtoi dosjet aplikuese të paraqitura pranë departamentit BRIC të AIDA-s.

Nga 5 kompanitë aplikuese që u shqyrtuan në komision, bazuar në VKM me nr. 406, datë 13.05.2015 dhe kriteret e rregullores së Fondit të Inovacionit, Komisioni KAG miratoi të gjitha dosjet. Projektet me të cilat kompanitë u përzgjodhën fituese përfshijnë auditim të teknologjisë dhe inovacionit.

Kompanitë fituese të Fondit të Inovacionit  janë si më poshtë:

Nr.

Emri i kompanisë 

Qarku Sektori

1

INTERPLASTPIPES shpk Shkodër Materiale Plastike

2

LAURUS shpk Shkodër Tekstil

3

Jaho Krasniqi PF Tiranë (Bashkia Kavajë) Përpunim duralumini PVC dhe druri

4

ERBI 2006 shpk Korçë Prodhim duralumini PVC

5

Elvis Demaj PF Shkodër Prodhim dhe përpunim duralumini

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0