Fondacioni Westminster për Demokraci prezanton dy metodologjitë për rritjen e rolit legjislativ dhe mbikëqyrës së Parlamentit - Business Magazine Albania

Fondacioni Westminster për Demokraci prezanton dy metodologjitë për rritjen e rolit legjislativ dhe mbikëqyrës së Parlamentit

Pas një viti intensiv pune me Kuvendin e Shqipërisë, Fondacioni Westminster për Demokraci ka prezantuar metodologjitë e Kontrollit Post-Legjislativ dhe Vlerësimit Preventiv të Korrupsionit si dy mjete për të mbështetur parlamentin në përmirësimin e funksionit të tij legjislativ dhe mbikëqyrës.

Hartimi i këtyre modeleve është financuar nga Britania e Madhe, me ekspertizën e Fondacionit Westminster për Demokraci dhe bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të Britanisë së Madhe për kontrollin parlamentar dhe luftën kundër korrupsionit.

Aktivitetin e çeli Valbona Kuko, drejtore e Fondacionit Westminster për Demokraci për Shqipërinë, e cila vlerësoi rëndësinë që kanë për demokracinë e vendit këto dy metodologji.

Ndërkohë që në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar është një partner strategjik për Shqipërinë dhe po jep një mbështetje të madhe politike, teknike e financiare, edhe përforcimin e kontrollit legjislativ dhe fuqizimin e funksioneve të tjera të Kuvendit.

“Këto dy instrumente të reja: Kontrolli Post-Legjislativ dhe Vlerësimit Preventiv i Korrupsionit janë të rëndësishëm për të siguruar transparencën parlamentare dhe gjithë përfshirjen e konsultimin me shoqërinë civile. Të dy këta mekanizma ngushtojnë asimetrinë midis investimeve njerëzore dhe institucionale për përgatitjen e kuadrit ligjor dhe mbikëqyrjes parlamentare, me verifikimin në praktikë të rezultateve të tyre”, deklaroi Nikolla.

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane, duke iu referuar përvojës konkrete të shqyrtimit të ligjit për turizmin, nënvizoi se, “mund të rrisim fuqinë e parlamentit, duke ushtruar kontrollin antikorrupsion. Kjo duhet bërë si pjesë normale e punës tonë, duke rritur kapacitetet e Kuvendit. Duhet vullnet politik për të gjitha rekomandimet që ne japim. Është koha që ky proces të shtrihet në gjithë komisionet parlamentare, për ta kthyer në një metodikë pune, pjesë e kalendarit të përditshëm të komisioneve”.

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, duke sjellë përvojën e shqyrtimit të ligjit për lojërat e fatit, u shpreh se, “vlerësoj qëllimin e këtij takimi. Kuvendi, edhe pse jo me një metodologji të integruar, e ka ushtruar këtë funksion herë pas here, mbështes rëndësinë e vlerësimit të legjislacionit dhe vlerësimit preventiv të korrupsionit, nëpërmjet një metodologjie të integruar.

Gjatë aktivitetit diskutuan gjithashtu zoti Franklin De Vrieze, Drejtor i Praktikës në Fondacion, zonja Cristina Ciubotaru, eksperte ndërkombëtare dhe ekspertë të tjerë. Ndërkohë që vlerësime u dhanë edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Cfarë janë metodologjitë e Kontrollit Post-Legjislativ dhe Vlerësimit Preventiv të Korrupsionit?

Kontrolli Post-Legjislativ (PLS) është një praktikë e monitorimit dhe vlerësimit mbi zbatimin e ndikimit të ligjeve, me qëllim të qytetarët të përfitojnë në mënyrë t synuar nga ligjvënësit.

PLS shpesh kryhet nga komisionet parlamentare.  Fondacioni Westminster për Demokraci ka ndihmuar parlamentet në mbarë botën të jenë pionierë në Kontrollin Post-Legjislativ, duke përfshirë Shqipërinë.

Fondacioni i ka përqendruar përpjekjet e veta në përmirësimin e procesit legjislativ të Parlamentit, si dhe për të mbështetur këtë institucion në zhvillimin dhe zbatimin e mekanizmave parandalues të korrupsionit.

Në këtë kuadër, Vlerësimi Preventiv i Korrupsionit që është edhe metodologjia e dytë, njihet si një mekanizëm i ri, i cili shqyrton nëse projektligjet përmbajnë rrezik për korrupsion dhe konsiderohet kyc në sigurimin e hartimit cilësor të ligjeve në interes të publikut.

Fondacioni Westminster për Demokraci po zbaton projektin “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, financuar nga FCDO përmes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë Parlamentin të ushtrojë në mënyrë efektive rolet e tij për të parandaluar korrupsionin, ndikimin e padrejtë dhe ndërhyrjen politike në proceset demokratike

FastNewsEconomy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0