Suvenire me motive folklorike është startupi që po ndërton Panorea Ballaci. Ky startup, ka marrë pjesë së fundi në Women Startup Competition Albania. Në një intervistë për ne Panorea tregon se, Folklor Souvenirs ka si mision të krijojë produkte turistike të llojit të veçantë, në të cilat ndërthuret tradita dhe inovacioni. Vizioni i kompanisë sonë është që cdo destinacion turistik shqiptarë të ketë suveniret e tij”. Ideja e biznesit, e mbështetur në vitin 2019 nga New Media Communications, me ndërtimin e Website dhe Logo, tashmë është në fazën e zhvillimit të produktit.
Sfida kryesore, sipas Ballacit, ka qenë krijimi i katalogut të artizanëve dhe përzgjedhja e produkteve që do të reklamoheshin në faqen e Instagramit. “Nuk kishim përcaktuar një plan shitjeje afatgjatë dhe një plan marketingu”.
Aktualisht startup-i është në fazën e zhvillimit, ku skuadra po punon në graphic design veshjen tradicionale të Tiranës, e cila do të stampohet në magnet. “Kemi kontaktuar edhe një agjenci udhëtimi në të cilën do të shesim magnetet e para”, tregon Panorea.
Vlerat që e udhëheqin këtë startup janë kreativiteti, përkushtimi për të nxjerrë një produkt cilësorë unik. “Ne besojmë se Shqiperia ka nevojë për më shumë suvenire, nëpërmjet të cilave të promovohet, të njihet dhe të kujtohet. Turistët, apo dhe emigrantët, të cilët kthehen me shumë mall për të vizituar Shqipërinë, duhet të marrin me vete patjetër kujtimet, të cilat t’i rikthejnë përsëri”, thekson themeluesja e Folklor Souvernirs.
Përmes këtij startupi, turistët kanë mundësi të blejnë suvenire cilësore, të cilat promovojnë kostumografinë shqiptare dhe identitetin kombëtar. Gjatë muajit të ardhshëm, startupi synon të testojë produktin e parë turistik, magnetin me veshjen tradicionale të Tiranës dhe të presë reagimin e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Panorea ndihet e lumtur me krijimin e produkteve të reja, të cilat në të ardhmen mund të jenë në treg.
Objektivi është që, produktet, të cilat krijohen të mund të shiten në agjencitë e udhëtimeve dhe në souvenir shop. Në tre vitet e ardhshme, synon të ketë bashkëpunime me të paktën 50 agjensi udhëtimi dhe 50 souvenir shop.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.