FMN përgjysmon parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Vendi më i goditur në rajon - Business Magazine Albania

FMN përgjysmon parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Vendi më i goditur në rajon

Fondi Monetar Ndërkombëtar në projeksionet e prillit për rritjen ekonomike shprehet se vendi ynë do të marrë goditjen më të fortë nga lufta në krahasim me vendet e rajonit.

Nga 4.5% që ishte parashikimi fillestar në tetor, FMN e ka rishikuar në 2%, me përgjysmim rritjen ekonomike. Ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me 2.8% dhe do të përshpejtohen lehtë në 3.4% deri në vitin 2027.

Ndërkohë për vendet e rajonit, FMN parashikon se Serbia është ajo që do të ndjejë më pak goditjen nga lufta, ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ndërsa Bosnja është e parafundit.  Serbia ka një avantazh pasi duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë vazhdon të furnizohet rregullisht me gazin rus me kontrata të paracaktuara dhe të ketë më të stabilizuar situatën energjetike.

Lexo edhe: Moody’s konfirmon vlerësimin “B1″ të ekonomisë shqiptare, por ul parashikimet për rritje

Nga të gjitha parashikimet e institucioneve ndërkombëtare ajo e Fondit Monetar është më pesimistja. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim më herët e ka parashikuar me 3.3% zgjerimin e ekonomisë për këtë vit, ndërsa edhe agjencia Moody’s ka mbetur në të njëjtat nivele.

Në raportin e saj për krizën FMN shkruan edhe se rritja e çmimeve për ushqimet dhe naftën do rrisin perspektivat për trazira sociale në vendet në zhvillim.

Ajo shprehet se qeveritë do të duhet të rregullojnë balancat fiskale dhe të sigurojnë mbështetje për shtresat në nevojë, pa rrezikuar borxhin publik.

Bankat Qendrore nga krahu tjetër duhet të mbajnë inflacionin nën kontroll.  Edhe pse disa Banka i kanë rritur normat e interesit shkruan raporti, ato duhet të vazhdojnë t’i rrisin edhe më tej, në mënyrë që të rrisin besueshmërinë ndaj luftës së inflacionit dhe të parandalojnë një rritje të mëtejshme të tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0