Fjala e vitit sipas Dictionary.com është... - Business Magazine Albania

Fjala e vitit sipas Dictionary.com është…

Fjala e vitit sipas Dictionary.com është...

Dictionary.com shpalli “67” si fjalën e vitit të 2025-ës, duke deklaruar se pak shprehje të tjera në zhargon kanë përmbledhur shpirtin e këtij viti po aq sa ky numër viral, edhe pse, në vetvete, nuk ka kuptim të qartë.

“Është një pjesë shaka e brendshme, pjesë sinjal social dhe pjesë performancë,” tha Steve Johnson, Drejtori i Leksikografisë në Dictionary Media Group. “Kur njerëzit e thonë, nuk po përsërisin vetëm një meme; po shprehin një ndjenjë.” Prej javësh, TikTok është mbushur me video të fëmijëve që thonë “six, seven” (“gjashtë, shtatë”) ose që shpërthejnë në të qeshura kur dikush tjetër e përmend, me mbi 2 milionë postime që përdorin hashtagun #67, sipas të dhënave të platformës. Statistikat e TikTok tregojnë se përdorimi i hashtagut #67 është rritur ndjeshëm në shtator dhe tetor, ndoshta sepse ky fenomen është përhapur në klasat shkollore me nisjen e vitit të ri akademik. Disa mësues kanë bërë video ku shprehin frustrim, ndërsa të tjerë e kanë kthyer këtë “çmenduri” në mënyrë për të tërhequr vëmendjen e nxënësve.

Origjina e frazës “six, seven” vjen nga një këngë e vitit 2024 e reperit Skrilla, me titull “Doot Doot”, ku ai këndon: “6-7, I just bipped right on the highway.” Vetë Skrilla ka pranuar se shprehja nuk ka asnjë kuptim real. “Nuk i kam dhënë kurrë një domethënie të vërtetë dhe as nuk dua ta bëj,” i tha ai Wall Street Journal, duke shtuar se pikërisht mungesa e kuptimit “është arsyeja pse të gjithë vazhdojnë ta thonë.” Disa e kanë cilësuar fenomenin “six, seven” si shembull të asaj që quhet “brain rot”,  një term që përshkruan përmbajtje të pakuptimtë e me vlerë të ulët që qarkullon në internet dhe efektet negative që mund të ketë tek përdoruesit. Pikërisht “brain rot” ishte zgjedhur si fjala e vitit nga Oxford University Press në vitin 2024. Seriali satirik “South Park” ka ironizuar trendin në një episod të ri këtë muaj. Në të, mësuesit e shkollës fillore South Park shqetësohen nga nxënësit që “duken sikur janë pjesë e një kulti me numrat gjashtë dhe shtatë”. Ata thërrasin një “ekspert të fundin e botës” për ta hetuar, i cili rezulton të jetë një parodi e miliarderit Peter Thiel.

Lexo edhe: Të rinjtë shqiptarë përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike të Robotikës

Si po reagojnë mësuesit ndaj “67”?

Shumë mësues e kanë dokumentuar fenomenin në TikTok, disa me zhgënjim të dukshëm, të tjerë me humor. Disa kanë shpallur ndalimin e numrit “67” në klasat e tyre. Një mësues, në një video me mbi 2.5 milionë pëlqime, i tha klasës së tij të parakalkulusit: “Jeni idiotë,” duke imituar mënyrën si nxënësit e shqiptojnë “six, seven.” Një tjetër mësuese e përdor shprehjen si taktikë për të qetësuar klasën: ajo thotë “six”, dhe nxënësit përgjigjen “seven”, pas së cilës duhet të heshtin. Disa mësues madje kanë bërë shaka duke u dhënë nxënësve teste matematike ku çdo përgjigje ishte “67”.

Si u bë viral trendi “67”?

Kënga “Doot Doot” e Skrilla-s u bë virale në TikTok më herët gjatë vitit, shpesh e shoqëruar me video të basketbollistit 24-vjeçar të NBA, LaMelo Ball, i cili është i gjatë 6 këmbë e 7 inç. Ball pranoi trendin në një intervistë për ESPN, duke thënë se dëgjon shpesh fëmijë që i bërtasin “six, seven” dhe me shaka e quajti veten “me këtë pseudonim të ri”. Trendin e përforcoi edhe një video e famshme e publikuar në YouTube nga influenceri Cam Wilder, ku një djalë brohoret “six, seven” drejt kamerës gjatë një ndeshjeje basketbolli. Ai u bë viral dhe u përdor në qindra video-meme të tjera. Momente të tjera me “six, seven” janë bërë virale, si një turmë njerëzish që shpërthen në të qeshura kur një punonjës i In-N-Out thërret porosinë numër 67, apo valltarë që qeshin kur mësuesja e tyre thotë “six, seven” gjatë numërimit të ritmit. Përdoruesit e TikTok-ut nga gjenerata Z dhe milenialët gjithashtu kanë bërë postime duke ironizuar ndjesinë e “mos kuptimit” të trendeve të reja që përqafohen nga gjeneratat më të reja.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0