Fizioterapisti shqiptar që hyri në histori, është i pari nga Ballkani - Business Magazine Albania

Fizioterapisti shqiptar që hyri në histori, është i pari nga Ballkani


 “Thjesht relaksohu dhe ki besim te fizioterapisti yt”, është motoja e 33 vjeçarit Burim Gjinovci nga Prishtina. Ai ka 12 vite që merret me fizioterapi.

Nga viti 2008, pas përfundimit të studimeve, Burimi ka filluar të punojë si fizioterapeut në një kamp ushtarak të KFOR-it, ku thotë se ka përjetuar një përvojë mjaft të mirë dhe motivuese për ngritje profesionale në të ardhmen.

Në vitin 2014 ka vijuar studimet e specializuara në fushën e Fizioterapisë Manipulative, sipas konceptit australian Maitland (një koncept i njohur ndërkombëtar) dhe i standardizuar për trajtimin e sëmundjeve të boshtit kurrizor dhe nyjeve periferike.

 Është i vetmi fizioterapist në Kosovë për këtë trajtim

Burimi është fizioterapisti i vetëm në Kosovë që merret me trajtimin e boshtit kurrizor, sipas principeve të konceptit australian Maitland.

Nga viti 2018 Burimi merret ekskluzivisht me trajtimin e boshtit kurrizor sipas principeve të konceptit Maitland. Pacientët që kontrollohen të Burimi janë të natyrës multi-faktoriale. Ka pacientë që vuajnë nga dhimbje të thjeshta të boshtit kurrizor, deri te ata me gjendje të avancuara.

Ai tregon se nga u vinë kosovarëve problemet me shpinën

“Duke filluar prej pasivitetit, përdorimi i tepërt i kompjuterit, mungesa e aktivititetit fizik, shfrytëzimi i veturave, të gjitha këto ndikojnë negativisht në shfaqjen e simptomës apo prezantimit të dhimbjes, qoftë në qafë, në bel apo në pjesën e kurrizit”.

Burimi ka 8 vite shkollim dhe disa vjet përvojë pune

Karriera e tij, duke përfshirë edhe kohën e studimit akademik përbëhet prej 8 vitesh. Burimi ka arritur të kualifikohet edhe si mjek ndërkombëtar dhe muajin e kaluar është pranuar në Asosiacionin Ndërkombëtar, sipas Maitland, IMTA.

Kjo punë i ka sjellë një sukses të madh

Asosiaconi Ndërkombëtar sipas IMTA-së është themeluar në vitet ’80, ndërsa tani në Europë numërohen diku rreth 29 trajnerë ndërkombëtarë sipas Maitland. Pas përfundimit të specializimeve, për shkak të sukseseve të treguara, Burimi ka arritur të kualifikohet si kandidat.

Është një arritje shumë e madhe individuale por njëkohësisht i hap rrugë edhe Kosovës edhe vendeve në rajon sepse është i pari në Ballkan që ka arritur të kualifikohet për trajner ndërkombëtar në fushën e fizioterapisë, sipas Maitland.

“Është kënaqësi dhe unike si kosovar, të arrij në mesin e një grupi shumë të ngushtë prej 29 vetash dhe në një të ardhme të afërt të mund të kualifikohem edhe si trajner ndërkombëtar”, tha ai.

/Reporteri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0