Fitorja ka një çmim, përgjigjia emocionuese e Michael Jordan

Fitorja ka një çmim, përgjigjia emocionuese e Michael Jordan

Michael Jordan

Emri “Michael Jordan” është sinonim i një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së NBA, i cili garoi në 15 sezone dhe drejtoi Chicago Bulls në fitoren e gjashtë kampionateve. Me të gjithë sytë në dokumentarin e ESPN, që nxjerr në pah karrierën e tij të shquar me ekipin, aftësitë drejtuese të Jordan janë në qendër të vëmendjes, gati 17 vjet pas daljes në pension të tij.

“The Last Dance” e ESPN, një seri prej 10 pjesësh pas sezonit të fundit të Jordan me Bulls, tregon provat, vështirësitë dhe sukseset e sezonit 1997-1998 – hera e fundit që Bulls fitoi titullin NBA. Kur u pyet nëse përpjekja e tij për të fituar shkatërroi çdo shans për të patur një reputacion si një djalë i këndshëm, Jordan – duke mbajtur lotët – u përgjigj me atë që tani quhet një nga këshillat më të mira të udhëheqjes në mediat sociale.

Ja citimi i plotë nga Episodi Shtatë i “The Last Dance”.

“Fitorja ka një çmim. Dhe udhëheqja ka një çmim. Kështu që unë i tërhoqa njerëzit kur ata nuk donin të tërhiqeshin; unë sfidova njerëzit kur ata nuk donin të kundërshtoheshin. Dhe unë e fitova atë të drejtë sepse shokët e mi të skuadrës, që erdhën pas meje nuk i duronin dot të gjitha gjërat që durova unë”.

Lexoni: 15 thënie frymëzuese të Kobe Bryant, nga karriera e tij legjendare

“Pasi bashkohesh me ekipin, ti jeton me një standard të caktuar, në të cilin luan ndeshjen dhe nuk bën asgjë më pak se sa ky standard. Nëse kjo do të thoshte se duhet të hyja atje dhe t’i jepja një shuplakë të vogël, atëherë unë e bëja atë. Ju mund të pyesni të gjithë shokët e mi të skuadrës: ‘Një gjë në lidhje me Michael Jordan ishte se ai kurrë nuk më kërkoi të bëja diçka që ai nuk e bëntë.’

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0