Një burrë 51 vjeçar, i cili fitoi çmimin e madh $1 milion në llotarinë e qytetit të New York muajin e kaluar, raportohet të ketë vdekur vetëm disa javë pasi tërhoqi shumën e madhe të parave.
Donald Savastano ishte një karpentier i vetëpunësuar, i cili nuk kishte mundësi financiare as për të shkuar dhe për të bërë një vizitë mjekësore te doktori, thonë raportet e WABC. Gjatë një interviste në televizionet lokale, ditën kur ai tërhoqi fitimin, Savastano i tha reporterëve “Kjo do të ndryshojë jetët tona, për t’ju treguar ju të vërtetën”.
Midis të tjerave, Savastano tha se dëshironte të blinte një makinë të re, të shkonte mundësisht me pushime dhe gjithashtu të shkonte te doktori. Sipas WABC, Savastano mësoi shpejt se vuante nga kanceri i trurit dhe mushkërive, i cili kishte arritur në gradën e katërt. Daneille Scott, një nënpunës i cili punonte në dyqanin ku Savastano bleu biletën fituese, tha për WABC, “Ai kishte një mik, i cili erdhi të fliste me mua dhe tha se ai ishte shumë i sëmurë dhe nuk mendonte se do t’ja dilte dot.’”
Savastano vdiq shpejt pas kësaj, në 26 janar.
burimi: businessinsider.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto