Finlandezët po investojnë në sistemin më të shpejtë të transportit në botë - Business Magazine Albania

Finlandezët po investojnë në sistemin më të shpejtë të transportit në botë


Teknologjia që ka në dispozicion kompania amerikane Hyperloop One, do t’ju mundësojë udhëtarëve të udhëtojnë nga Helsinki në Stokholm, në më pak se 30 minuta, me shpejtësi prej 1200 kilometrash në orë.

Projekti Hyperloop Fince nuk do të kushtojë pak, pasi duhet të bëhet një tunel nën Detin Baltik dhe shpenzimet do të arrijnë në afro 19 miliardë euro.

Negociatat ndërmjet Finlandës dhe kompanisë Hyperloop po bëhen për detajet teknike, të financimit dhe të masave të sigurisë që kanë të bëjnë me sistemin e transportit. Negociatat nga pala finlandeze po i drejton Qendra Finlandeze për Kërkime Teknike, VTT, agjensia finlandeze për Financim të Teknologjisë dhe të Inovacionit, TEKES, si dhe disa ministri finlandeze.

finlandezet-po-investojne-ne-sistemin-te-shpejte-te-transportit-ne-bote-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Para se të zgjerohet në të gjithë Detin Baltik, Finlanda mund të jetë një nga të parët që do të testojë teknologjinë Hyperloop në praktikë.

Salo, një qytet në jugperëndim të Finlandës, është i prirur për të mirëpritur teknologjinë. Qyteti ka nënshkruar një marrëveshje me Hyperloop verën e kaluar për të ndërtuar një rrugë provë mes Salo dhe qytetit Turku.

Bileta mes Helsinkit dhe Stokholmit, me Hyperloop kushton rreth 170 korona suedeze (mbi 17 euro).

Burimi: yle.fi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0