Finantial Times: Shqipëria e pazbutur, eksplorimi i qosheve më të qeta të këtij xhevahiri ballkanik - Business Magazine Albania

Finantial Times: Shqipëria e pazbutur, eksplorimi i qosheve më të qeta të këtij xhevahiri ballkanik

Media ndërkombëtare vijojnë të shkruajnë për bukuritë natyrore të Shqipërisë. Kësaj radhe media ekonomike, Finantial Timës, ka theksuar në artikull bukuritë e Shqipërisë veriore, duke përmendur faktin se edhe aktorë si Leonardo DiCaprio, janë bërë avokatë mbrojtës të ruajtjes së natyrës në Shqipëri, në rastin konkret në mbrojtjen e lumit Vjosa.

Artikulli thekson se, vija bregdetare e Adriatikut ishte këtë vit e preferuar nga shumë turistë të huaj, të interesuar për vende turistike të pazbuluara dhe për çmimet e ulëta.

Por për të parë thelbin e asaj që ka tërhequr njerëzit, natyrën e egër e të pa tjetërsuar, Financial Times, shkruan se, “për ta gjetur atë, drejtohuni thellë në brendësi të Shqipërisë, ku fermerët u kthyen në pronarë bujtinash dhe po praktikojnë formën e turizmit rural, duke ruajtur traditat agrare dhe mikpritjen shpirtërore të shqiptarëve, të ngjashme me fermat e agroturizmit në Itali.

Mes tyre është dhe një butik agroturizëm, i zhytur mes pyjeve dhe maleve të luginës së Deshnicës të Vjosës. Këtu, Elona Bejo mbledh bujarinë vendase për të servirur ushqime tradicionale dhe elegante. Ajo udhëheq turistët përgjatë shtigjeve të Vjosës për të mbledhur bimë mjekësore dhe për të eksploruar faltoret e Bektashinjve.

Artikulli thekson edhe vlerat mikëpritëse në veri të vendit, ku kullat e errëta shkëmbore dhe luginat e thella të lumenjve u siguronin mbrojtje klaneve vendase të Malësisë që u organizuan sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.

“’Shtëpia e shqiptarit është e mysafirit’, është fjalia që karakterizon familjet në luginën e Valbonës. Të aksesueshme përgjatë shtegut të Majave të Ballkanit, këto bujtina mbeten kryesisht të palidhura me rrugë. Arinjtë, ujqërit dhe rrëqebulli enden nëpër pyje”, thotë FT.

Gazetari përshkruan se, kjo zonë është e arritshme nëpërmjet një shëtitjeje me varkë 70-minutëshe përmes kanionit marramendës të Liqenit të Komanit. Fisi Molla është veçanërisht legjendar për pritjen këtu; për breza me radhë ata u kanë shërbyer udhëtarëve kalimtarë, ushqim dhe verë të mirë dhe i kanë përcjellë me traget përtej liqenit, duke nderuar gjithmonë Kanunin.

“Marjana Koçeku, një malësore me flokë në ngjyrë të hapur, e cila studioi jashtë vendit përpara se të kthehej në shtëpi për të ndihmuar familjen e saj të drejtonte bujtinë, tregon se ushqimi sezonal shijohet nën dritën e qirinjve në sofra (tavolina të ulëta). Ajo që ofrohet është peshk i pjekur në flakë, supë me hithra, bukë misri me arra dhe djathë deleje të kripur, të shërbyer me perime turshi, kos, fruta foragjere dhe mjaltë të egër”, thuhet në artikullin e fundit të Finantial Times për Shqipërinë.

FT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0