Financimi i fermave shqiptare, sfida e bankave dhe teknologjisë

Financimi i fermave shqiptare, sfida e bankave dhe teknologjisë


Bujqësia vijon të ketë pak mundësi për financim. Për shumë banka të nivelit të dytë, sektori bujqësor viijon të shfaqë risk të lartë dhe nuk shihet me interes për t’u financuar, ndërkohë që edhe vetë fermerët thonë se kushtet e financimit nga bankat vijojnë të jenë frenuese me norma të larta interesi.

Ekspertët e fushës, thonë se financimi i bujqësisë redukton me katër herë më shumë varfërinë, duke gjeneruar rritje ekonomike dhe punësim. Aktualisht, sektori që punëson 50% të fuqisë punëtore, përfiton vetëm 4% nga totali i financimeve.

Drejtuesit e shërbimeve financiare të kursim-kreditit FED Invest, bëjnë të ditur se përtej rritjes së financimit, po ndërmarrin disa reforma për të qenë më afër fermerëve.

Lexoni: Bujqësia, ende rritet me hapat e breshkës

Sipas tyre, ED Invest, do të këtë një imazh më të dukshëm në zonat rurale dhe urbane, do të zjerojë gamën e produkteve që i ofrohet klientelës. Sipas drejtuesve, do të ruhet shkalla e ndërhyrjes si dhe do të investojë në zhvillimin e tekonologjisë. FED Inves tashmë financon edhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, pasi po studion më mirë tregun dhe bizneset që janë rentabël.

Prej 26  vjetesh FED invest, ka  mbështetur me kredi të vogla kryesisht anëtarë të zonave rurale, ku aksesi në bankat e nivelit të dytë ka qenë i pamundur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0