Bujqësia, ende rritet me hapat e breshkës

Bujqësia, ende rritet me hapat e breshkës


Një nga shtyllat bazë të ekonomisë, Bujqësia dhe Blegtoria, po rritet me ritme shumë të ulëta. Nëse ekonomia e vendit, sipas shifrave zyrtare është rritur gati 4% vitin e kaluar, sektori i bujqësisë u rrit 2%, ndërsa blegtoria edhe më pak.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, prodhimi i perimeve u rrit 2%, duke arritur në 1.15 milionë tonë perime. Në këtë fushë, Fieri kryeson me prodhime duke siguruar gati 40% të totalit të prodhimit.

Agrumet, ullinjtë dhe patatet shënuan një nivel më të lartë rritje krahasuar me një vit më parë, ndërsa  perimet e njoma shënuan një rënie të lehtë.

Blektoria është tkurrur në tërësi vitin e kaluar, duke paralajmëruar një prodhim më të ulët të qumështit e më pak mish vendas. Sipas INSTAT, në 2017 numri i gjedhit, ra me 3.4%. Numri i të imtave me rreth 0.5%.

Vitin e kaluar, sektori u dëmtua si nga thatësira e tejzgjatur e verës, edhe nga përmbytjet në dy skajet e vitit janar-shkurt dhe dhjetor.

Bujqësia në tërësi vijon të sigurojë  gati një të pestën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por, investimet e pamjaftueshme, e bëjnë një sektor pa rendiment të lartë, e rrjedhimisht, larg të qenit “motor i ekonomisë”.

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0