Financim per energjine, 150 milione dollare nga BB - Business Magazine Albania

Financim per energjine, 150 milione dollare nga BB


Qeveria shqiptare ka nenshkruar sot marreveshjen me Banken Boterore per fondin prej 150 milione dollaresh per financimin e Projektit te Rimekembjes se Sektorit te Energjise ne Shqiperi.

Gjate aktivitetit per marreveshjen, ministri i Energjitikes Damian Gjiknuri ka vleresuar ndihmen e dhene nga BB, qe sipas tij eshte tregues i besimit.

“Kjo eshte paketa me e madhe per energjitiken”- tha ai, duke falenderuar stafet perkatese per ndihmen.

Dhenia e ketij fondi u miratua me 29 shtator nga Bordi i drejtoreve ekzekutive te Bankes Boterore me qellim mbeshtetjen e reformave ne kete sektor, duke u fokusuar ne veçanti ne permiresimin e furnizimit me energji elektrike dhe qendrueshmerine financiare te ketij sektori.

Miratimi i ketij fondi u shoqerua me nje relacion sipas te cilit BB propozon rritjen me nga 15-20 perqind te çmimit te energjise, te pakten per shperndarjen, ne menyre qe ne 2016 OSHEE te kthehet ne kompani me fitim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0