Filmi kontrovers, Netflix humb 9 miliardë dollarë në një ditë - Business Magazine Albania

Filmi kontrovers, Netflix humb 9 miliardë dollarë në një ditë

Skena vallëzimesh sensuale me vajza 11-vjeçare në një film për të rritur: internet ka vendosur ta bojkotojë prodhimin e fundit të Netflix, Cuties, dhe kompania ka humbur 9 miliardë dollarë në bursë në një ditë të vetme.

Komedia franceze shkruar dhe e drejtuar nga franko-senegalezi Maimouna Doucoure, në debutimin e saj si regjisore, rrëfen jetën e të voglës Amy, 11-vjeçare senegaleze që regjistrohet në një shkollë vallëzimi të quajtur ‘cuties’, ‘të lezetshme’ (në gjuhën origjinale ‘mignonnes’), ku fillon të shfaqet aspekti femëror i saj dhe hyn në konflikt me një familje me vlera tradicionale myslimane.

Një tjetër detaj i filmit që ka shkaktuar goxha polemika është vetë posteri. Të gjitha të miturat, kanë veshur rroba që u ekspozojnë pjesët e trupit dhe kanë marrë poza provokative para kamerës: një vallëzim i papërshtatshëm sensual, kanë qenë kritikat në Twitter dhe Instagram. “Nxit pedofilinë”, ka qenë një nga komentet në rrjetet sociale, “ato skena që vajzat kanë bërë dhe ribërë para një stafi burrash pa patur askënd që t’i mbrojë, ku ishin të rriturit?”.

LEXO: ‘Pornografi me fëmijë, mos e transmetoni’, filmi i ri i Netflix shkakton polemika

Përgjigja e Netflix: “Cuties – lexohet në deklaratë – është një përrallë sociale kundër seksualizmit të fëmijëve. Është një film i vlerësuar me çmime dhe një histori e fuqishme rreth presionit që vajzat e reja vuajnë në rrjetet sociale dhe nga shoqëria, ndërsa rriten – dhe ne inkurajojmë këdo që interesohet për këto çështje të rëndësishme të shikojë filmin “.

Në internet ka nisur peticioni #cancelnetflix, që ka marrë 660 mijë firma deri tani. Kritikët përgjigjen se synimi ishte pikërisht për të denoncuar një mjedis që mund të hiper-seksualizohet, atë të kërcimit, veçanërisht në një epokë në të cilën vajzat e reja do të bënin gjithçka për t’u integruar. Për këtë arsye, çmimi i Netflix sot është 9 miliardë më i ulët se dje, dhe IMDB rendit filmin në kategorinë seksi / nudo. Filmi është kategorizuar si “R”, pra mund të shihet nga personat nën 17 vjeç vetëm me praninë e prindërve, por protagonistet janë të mitura. Pra skenat e filmit nuk mund të shihen nga fëmijët por janë xhiruar nga disa vajza minorene.

Reppublica

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0