Filmi Joker arkëton 1 miliard dollarë fitime edhe pa tregun kinez

Filmi Joker arkëton 1 miliard dollarë fitime edhe pa tregun kinez


Filmi “Joker”, i cili paraqet historinë e armikut kryesor të personazhit karakteristik Batman, po i afrohet rekordeve të shikueshmërisë duke akumuluar rreth 999.100 000 dollarë deri më 15 nëntor.

Kjo vlerë ende nuk përfshin Kinën që përfaqëson një pjesë thelbësore të tregut kinematografik të Hollywood duke dhënë sinjale se Joker ka për të qenë filmi më i shikuar në vitin që vjen.

“Joker” është një film që kufizon audiencën deri në 17 vjeç për shkak të skenave të dhunshme dhe ky është një fakt që ia shton vlerën shifrës së arritur pasi një pjesë e shikuesve nuk kanë mundur ta shohin në kinema.

“Joker” ka aktor kryesor Joaquin Phoenix dhe me shifrat e deritanishme renditet si filmi i shtatë për gjernerimin e të ardhurat për vitin 2019 pas filmave të tillë si “Avengers: Endgame” dhe “Lion King”.

Cnet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0