Filmat që mund të shihni me fëmijët në shtëpi gjatë karantinës

Filmat që mund të shihni me fëmijët në shtëpi gjatë karantinës


Ata që kërkojnë të zgjerojnë ‘dietën’ mediatike të fëmijëve të tyre gjatë kohës së kaluar në shtëpi për shkak të koronavirusit nuk duhet të kufizojnë menunë në ato që shfaqen në TV. Opsionet përfshijnë një gamë të gjerë filmash të përshtatur për audiencën e familjes, përtej titujve të dukshëm të Disney-t.

Lexoni: Henry Kisinger: Sfida historike për udhëheqësit është të menaxhojnë krizën ndërsa ndërtojnë të ardhmen

Më poshtë po ju sjellim një listë të filmave, për të cilët fëmijët tuaj mund të ngjallin kureshtje dhe të kalojnë një pjesë të mirë të ditës në karantinë.

1.Babe (1995), Historia e një derri të vogël dhe miqësisë me një qen.

2.The Secret Garden (1993), Një nga disa versione të tregimit klasik për një vajzë jetime, që shkon të jetojë në kështjellën e xhaxhait të saj, ku zbulon një kopsht të mrekullueshëm plot sekrete.

3.A Little Princess (1995). Fitoi Oscar për “Roma”, filmi tregon historinë e një vajze të re që jeton në një shkollë me konvikt gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila mendon se babai i saj ka vdekur në luftë. Ajo përdor imagjinatën e saj për të fantazuar histori të bukura.

4.The Black Stallion (1979). Një djalë,që po udhëtonte në anije mahnitet nga një hamshor i egër në bord. Pasi anija mbytet, ai e gjen veten vetëm me kalin në një ishull të shkretë.

5.Field of Dreams (1989). Me vonimin e sezonit të bejsbollit, ky film me veprim të drejtpërdrejtë, ku interpreton Kevin Costner, është i mbushur me fantazi, një dashuri për lojën dhe shumë emocione për fëmijët.

6.Jason and the Argonauts (1963) dhe The Seventh Voyage of Sinbad (1958). Magjistari për efekte speciale Ray Harryhausen, prodhoi një numër live gjatë kësaj periudhe, që janë shumë argëtuese. Ekziston njëfarë dhune, dhe dialogu mund të jetë i çuditshëm, por ato mbeten jashtëzakonisht argëtuese.

7.The Court Jester (1955). I vështirë për t’u gjetur, por shumë i dobishëm kur shfaqet, kjo është një nga komeditë më të mëdha të Danny Kaye, ku gjatë një prove gjyqësore, një hero i quajtur Black Fox ngatërrohet me Robin Hood.

8.John Carter (2012). Ky adaptim i romanit Fanta-shkencë, të Edgar Rice Burroughs, me Taylor Kitsch si veteranin e Luftës Civile të transplantuar në mënyrë misterioze në Mars, ku ai fiton fuqi të jashtëzakonshme, është shumë i këndshëm.

9.The Thief of Bagdad (1940, TubiTV). Në thelb është bazuar tek “Aladdin”, ky version me veprim të drejtpërdrejtë mund të jetë pak i frikshëm për fëmijët më të vegjël, por fantazia, veprimi dhe efektet speciale të jashtëzakonshme të mbajnë në vëmendje.

10.The Iron Giant (1999) dhe Coraline (2009). Të dy këta filma të animuar u nënvlerësuan në kohën e tyre. Megjithatë, të dyja ia vlen të shihen.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0