Filloni javën me këto thënie motivuese - Business Magazine Albania

Filloni javën me këto thënie motivuese


“Reputacioni juaj është më i rëndësishëm sesa paratë tuaja dhe integriteti juaj është më i vlefshëm se karriera juaj.” – Ryan Freitas, Bashkëthemelues i About.me

“Vlera e një ideje qëndron në mënyrën e përdorimit të saj.” – Thomas Edison, bashkë-themelues i General Electric

Lexoni: Shprehje motivuese nga femrat e suksesshme në botë

“Nuk ka asgjë të keqe për të qëndruar të vegjël. Ju mund të bëni gjëra të mëdha me një ekip të vogël.” – Jason Fried, Themelues i 37signals

“Asgjë nuk funksionon më mirë sesa përmirësimi i produktit tuaj.” – Joel Spolsky, Bashkëthemeluesi i Stack Overflow

“Një sipërmarrës është dikush që ka një vizion dhe një dëshirë për të krijuar.” – David Karp, Themelues i Tumblr

“Mos luani lojëra që nuk i kuptoni, edhe nëse shihni shumë njerëz të tjerë që bëjnë para prej tyre.” – Tony Hsieh, themelues dhe CEO i Zappos

“Koha, këmbëngulja dhe dhjetë vjet përpjekje do t’ju bëjnë të dukeni sikur e keni arritur suksesin brenda natës.” – Biz Stone, Themelues i Twitter

“E vetmja gjë më e keqe sesa të fillosh diçka dhe të dështosh … është të mos fillosh asgjë.” – Seth Godin, Themelues i Squidoo

“Sekreti i punësimit të suksesshëm është ky: kërkoni për njerëz që duan të ndryshojnë botën.” – Marc Benioff, CEO i Salesforce

“Gjithmonë jepni më shumë se sa pritet prej jush.” – Larry Page, CoFounder i Google

Lexoni: Shprehjet më motivuese të të gjitha kohërave

“Mos e kufizoni veten. Shumë njerëz e kufizojnë veten në atë që mendojnë se mund të bëjnë. Ju mund të shkoni aq larg sa mendja juaj ju lejon. Atë çfarë besoni, ju mund ta arrini.” – Mary Kay Ash, Themeluesja e Mary Kay Cosmetics

“Mos merrni shumë këshilla. Shumica e njerëzve që kanë shumë këshilla për të dhënë përgjithësojnë gjithçka që ata bëjnë. Mos tej-analizoni gjithçka. Unë vetë kam qenë fajtor për problemet e mia. Vetëm ndërtojini gjërat dhe zbuloni nëse ato funksionojnë.” – Ben Silbermann, Themeluesi i Pinterest

burimi: business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0