Filantropisti izraelit: Eksportoni mallra, jo njerëz. Lançohet “UK Albanian Tech Hub”

Filantropisti izraelit: Eksportoni mallra, jo njerëz. Lançohet “UK Albanian Tech Hub”


Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të vijë nga një grupim sipërmarrjesh që sjellin risi në treg. Me këtë filozofi, nën modelin izraelit është ngritur “UK Albanian Tech Hub”. Një program që synon të mbështesë sipërmarrjet inovatore në fushën e teknologjisë.

Në një takim të zhvilluar në Tiranë nga Ambasada Britanike, u prezantuan 6 kompanitë e para të përzgjedhura nga programi, mes të cilave është BusinessMag Albania. Nga 23 kompani që kanë shprehur interes vitin e kaluar, janë përzgjedhur BusinessMag Albania, EasyPay, AltroPost, Green Leaf, Almotech dhe Dentem.

Ambasadori Britanik në Tiranë, Dunkan Norman tha gjatë takimit se, “ky program është një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë dhe Britaninë dhe duhet konsideruar si potencial zhvillimi për bizneset dhe marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Në një prani të gjerë të sipërmarrjeve të teknologjisë, filantropisti izrealit Eitan Wertheimer, i cili ka mbështetur UK Israel Tech Hub, e tani edhe UK Albanian Tech Hub, vuri në dukje rëndësinë e sipërmarrjes në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Ne duam të krijojmë një model, me sipërmarrës si ekosistemi i sipërmarrjes së re, ngritur në Izrael. Japonia në vitin 1945 kontrollohej totalisht nga 7 familje. Rreth viteve ‘50-‘70, ishin 100 sipërmarrësit e rinj që ndryshuan Japoninë. Një prej tyre ështe kompania “Sony”. Ata e bënë Japoninë, atë që është sot. Në Indi deri në vitin 1992, kishte një ekonomi të mbyllur. Nuk mund të importonit dhe të eksportonit atje. Gjithçka ishte e brendshme. Me t’u hapur dyert, pati të njëjtin fenomen si në Japoni. Ata kishin rreth 8-9 familje më para, mes tyre “Tata”. Pas kësaj, pati rreth 100 sipërmarrës që ndryshuan Indinë”, tha Wertheimer gjatë fjalës së tij.

Inovacioni cilësohet kushti numër një për perspektivën ekonomike të një vendi. “Dixhitalizmi mund të transformojë perspektivën e sipërmarrjeve dhe individëve”, sipas Wertheimer. Sipërmarrja në një vend të vogël si Israeli, dhe vizitat disa herë në Shqipëri, bashkë me mikun e tij Tonny Blair, e kanë bërë Eitan Wertheimer, të njohë problemet ekonomike të Shqipërisë, e të identifikojë një mundësi kyçe mbështetjeje.

Para sipërmarrësve të IT Ithan tha se, “Portreti i parë për të cilin mendoj, është të krijohen 100 sipërmarrësit e parë që mund t’i sjellin Shqipërisë gjeneratën e revolucionit industrial, që t’i sjellin sukses vendit”. Rregullat janë shumë të thjeshta, sipas tij, “nëse nuk eksportoni të mirat tuaja, ju nuk i mbani njerëzit, i humbisni, i eksportoni. Kur eksportoni të mira, në fakt po eksportoni papunësinë tuaj. Nëse shikoni disa makina japoneze në rrugët tuaja, kjo do të thotë se dy punonjës në Japoni, kanë eksportuar papunësinë e tyre, duke ju shitur juve”.

Çdonjëri duhet të krijojë të njëjtën histori për vendin, sipas tij. “Kjo kërkon kohë për të kuptuar se si, kur duhet bërë, dhe çfarë nuk duhet bërë, por është si gjithçka tjetër” thotë Eitan.

Revolucioni më i madh po orientohet drejt telefonave dhe teknologjisë dhe sipas tij, është duke krijuar dhe do të krijojë shumë probleme, por edhe mundësi në të njëjtën kohë.

E vetmja gjë që njerëzit duhet të bëjnë është të gjejnë një konsumator të lumtur. Nëse konsumatori nuk është i lumtur, nuk do të zgjasë shumë, sipas Wertheimer.  Rregulla e parë në biznes, sipas tij, është, “nëse fle në dysheme, nuk bie nga krevati”. Rregulla e dytë bazohet tek familja dhe vlen edhe për biznesin, “Kur nëna nuk është e lumtur, askush s’është i lumtur”.

Ju mund të shikoni videon më poshtë:

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0