‘FIAT’ tërheq 1.9 milionë makina nga tregu - Business Magazine Albania

‘FIAT’ tërheq 1.9 milionë makina nga tregu


Grupi prodhues i makinave, FIAT Chrysler, ka tërhequr nga tregu botëror 1.9 milionë makina, për të riparuar një defekt që lidhet me sistemin airbag. Ky defekt deri më tani raportohet se ka shkaktuar 3 viktima dhe 5 të plagosur.

Makinat që janë tërhequr kanë një vit prodhimi nga 2010 në 2014-ën. Dodge Caliber, Avenger, Jeep Patriot dhe Chrysler Sebring janë disa nga modelet difektoze. Tërheqja e këtyre makinave nga Fiat Chrysler është e fundit në serinë e një sërë problemesh të raportuara gjatë kohëve të fundit, edhe nga prodhues të tjerë.

Javën e kaluar, General Motors, njoftoi tërheqjen e 4.3 milionë makinave për një defekt që lidhej po ashtu me sistemin airbag. Një software i instaluar ndalonte hapjen e airbag-ut në rast aksidenti.

Ky defekt ka shkaktuar një viktimë deri më tani dhe tre të plagosur. Grupi i Fiat Chrysler ndërkohë ka siguruar klientët dhe autoritetet që nuk përdoret më e njëjta teknologji për instalimin e sistemit të airbag, çka do të thotë se modelet e reja, pas 2014-ës nuk do e kenë një problem të tillë.

 

burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0