Festojmë së bashku Ditën e Verës dhe përvjetorin e parë të markës One Albania - Business Magazine Albania

Festojmë së bashku Ditën e Verës dhe përvjetorin e parë të markës One Albania

One Albania vazhdon traditën e mbështetjes së festës kombëtare të Ditës së Verës. Në të njëjtën ditë me festivalin e Ditës së Verës, marka One Albania feston edhe 1 vjetorin e saj në treg. Tirana është zgjuar sot e mbushur me ngjyrat e pranverës, për ta pritur këtë stinë dhe për të festuar ditëlindjen e parë të markës One Albania, në një mënyrë mbresëlënëse, me koncerte, lojra, aktivitete argëtuese dhe plot dhurata për fëmijë e të rritur, mundësuar nga kompania me e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri.Edhe këtë vit One Albania sjell një seri ngjarjesh elektrizuese, dy koncerte të mëdha, që premtojnë një eksperiencë unike nëpër qytet, gjatë gjithë ditës deri në mesnatë, shumë argëtim, surpriza dhe dhurata. Fëmijë dhe të rritur do të kenë stacione të dedikuara për Facepaint dhe Make Up, Gigabytes falas dhe dhurata për të gjithë ata që do vizitojnë stendat e One Albania, për ta bërë këtë ditë vere të paharruar. Një koncert lëvizës nis nga sheshi “Nënë Tereza”, duke përçuar energjinë e festës nëpër rrugët e Tiranës, me performancat e artistëve më të dashur për publikun si: Xhensila Myrtezai, Valbona Mema dhe Artiola Toska, të cilat do ndezin atmosferën e ditës me këngët më të bukura për çdo brez.

Lexo edhe: E ardhmja e ONE ALBANIA: modeli i ofruesit të shërbimeve të integruara
Por argëtimi nuk u ndal me kaq! Një hapësirë e dedikuar i është rezervuar të rinjve dhe muzikës alternative. “Street Party” është koncerti që do të zhvillohet në zonën e ish-bllokut, ku artistë ndërkombëtar të muzikës elektronike do të performojnë për herë të parë për audiencën shqiptare. Në këtë përvjetor të parë të markës One Albania, ky brand tashmë vjen i konsoliduar dhe me shumë risi për abonentët e tij.
“Ndihemi të emocionuar që jemi zgjedhur Rrjeti më i mirë Mobile në Shqipëri, nga kompania finlandeze Omnitele . Ky vlerësim patjetër është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të ofruar shërbime të nivelit sa më të lartë për klientët tanë. Për ne marka One Albania
përfaqëson thelbin e mënyrës se si ne punojmë dhe sillemi dhe si do të donim të perceptoheshim nga klientët.”- tha z.Brano Djurovic, Drejtor Ekzekutiv i One Albania.
Marka ONE Albania përfaqëson energji, pozitivitet, lumturi dhe miqësi, vlera me të cilat Dita e verës festohet nga shqiptarët.
Me shumë surpriza të rezervuara, kompania mbetet e përkushtuar për të sjellë gëzim dhe lidhje më të forta mes njerëzve, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0