FESTIVALI WEBIT EUROPE –Ndërtojmë të ardhmen dixhitale të Evropës - Business Magazine Albania

FESTIVALI WEBIT EUROPE –Ndërtojmë të ardhmen dixhitale të Evropës


FESTIVALI WEBIT do të mbledhë disa nga liderët e ndërmarrjeve më të mëdha evropiane, themeluesit e startupeve dhe disa nga politikëbërësit më kryesorë, në datat 19-20 prill. Festivali WEBIT do të mbahet në Sofje, nën patronazhin e Kryetarit të Bullgarisë, Kryetarit të Komunës së Sofjes dhe Komisionit Evropian.

Agjenda përfshin një numër të samiteve dhe ngjarjeve paralele: Ndërmarrja – (Samiti për marketing dhe inovacion, samiti për teknologji, samiti për zhvilluesë + ekspozita e tregtisë); Politikat – (Samiti “Qytete të Zgjuara” dhe Samiti i Liderëve për Ekonomi të Re) + Startup (bina për prezantim, Dita e Investitorëve, ekspozita për Startups).

Ngjarjet shoqërore – Pritja Zyrtare nga Kryetari i Bullgarisë • Pritja Zyrtare nga Kryetari nga Kryetari i Komunës së Sofjes • Ndeja e famshme Botërore e Webit • Dreka e CEO-ve • Dreka e Udhëheqësve • Ndeja e Folësve • Ndejat, Mëngjesi, Darkat dhe Koktejet nga partnerët dhe sponsorët

Axhenda:
Bileta juaj për FESTIVALIN WEBIT ju siguron qasje në zona për rrjetëzim dhe startups, agjenda për prezantim nga investitorët, samitin për teknologji, samitin për marketing dhe inovacion, ndejën zyrtare të Webit më 19 prill, ndejën e themeluesve më 20 prill, në Dhomën e Medias së FESTIVALIT WEBIT.

Gjithashtu do të mbahet edhe Samiti i Natës në Webit me muzikë, art, dhe ngjarje kulturore gjatë vestivalit dhe më shumë se 50 takimi mbi tema shumë specifike që do të mbledhin rreth vetes shumë opinionist në një vend për të diskutuar temat e ekspertizës.

FESTIVALI WEBIT është ngjarja e vetme, ku ju mund të takoheni me udhëheqës ekzekutiv, themeluesë, investitorë dhe media në një vend. Lista e folësve tanë po përditësohet në webit.bg.

Disa nga emrat përfshijnë:
•Melanie Deziel Director of Creative Strategy Time Inc.
•Moran Cerf Prof. of Neuroscience and Business, Kellogg School of Management
•Graham McDonnell Design Director, The New York Times
•Eric Klinker President and Chief Executive Officer at BitTorrent Inc.
•Rob Johnson MD, Techstars METRO Accelerator
•Marcin Hejka Vice President, Managing Director EEMEA, Intel Capital
•Benjamin Faes Managing Director PBS, Google
•Nicolas Cary Co-founder, Blockchain
•Martin Bailey Acting Head of Unit Digital Single Market, DG CONNECT, European Commission
•Daniel Sarasa Smart City Program Manager, Zaragoza City Hall
•Christine Major Director Global Solutions, Discovery Education
•Guido Baumhauer Managing Director Distribution, Marketing and Technology, Deutsche Welle
•Dr. Adem Kumcu President, UNITEE EUROPE (New European Business Confederation)
•Brian Collins CMO, AngelHack
•Marc Jones CTO, SoftLayer, an IBM Company
•Zen Chu Founder, Accelerated Medical Ventures; Faculty Director, Hacking Medicine Institute & MIT Healthcare Ventures
•Francesco Federer Global Digital Marketing Director, Acer
•Jean-Jacques Sahel Vice President of Stakeholder Engagement – Europe, ICANN

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni: webit.bg ose dërgoni pyetjet tek: yanita@eacad.eu

 

/ Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0