Festivali kombëtar i Sipërmarrjes 2024 - Business Magazine Albania

Festivali kombëtar i Sipërmarrjes 2024

Pak ditë më parë në Tiranën e inovacionit, zhvillimit dhe të rinjve, u mbajt për të disatin vit radhazi, Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes 2024.

Organizuesit Junior Achivement of Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe mbështetjen financiare të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Tirana Bank, finalizuan kështu sfidën disa mujore të programit “Kompania e Nxënësve 2024”. 2,132 nxënës nga 52 shkolla të arsimit të mesëm të lartë, ngritën kompanitë e tyre në fusha si:

Ekonomi e Gjelbër, IT dhe Inovacion, Web dhe App Dizajni. Ajo që vlen për t’u përmendur ishte fakti se 74% e drejtuesve të Kompanive të Nxënësve në garë, ishin vajza, gjë që i bën akoma dhe më të larmishme idetë novatore.

Shtrirja e këtij programi ishte në të gjithë Shqipërinë, si një modul lëndor, pjesë e kurrikulës me zgjedhje të Arsimit të mesëm të lartë, me qëllimin për të injektuar tek të rinjtë parimet dhe aftësitë e sipërmarrjes dhe edukatës financiare. Pas përfundimit të Festivaleve Rajonale në Shkodër dhe Vlorë, u përzgjodhën 95 nxënës, pjesë e 19 kompanive fituese për në fazën finale, ku garuan për nentë çmime.

Tirana Bank, si i vetmi institucion financiar mbështetës tashmë prej tre vitesh, ishte pjesë e jurisë së Festivalit, ku ndau dy çmimet e para.

“Sipërmarrja Sociale” iu akordua kompanisë “Kaleidos” nga znj. Manjola Capo, Drejtuese e Divizionit të Kredisë pranë Tirana Bank. Çmimi i parë për “Shoqëria Sipërmarrëse më e mirë e vitit 2024” iu akordua kompanisë “Eco Empathy” nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, z.Dritan Mustafa.

Kompania fituese e çmimit të parë do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Sipërmarrjes, që zhvillohet në Katania, Itali nga JA Europe.

Një rrugëtim sfidues për të gjithë të rinjtë, të cilët falë ambicies dhe punës së palodhur, po shtrojnë rrugën e tyre drejt suksesit.

Falë mbështetjes së institucioneve më të rëndësishme si MAS, AADF dhe Tirana Bank, ky Festival u realizua me sukses nga Junior Achivement of Albania, duke aftësuar të rinjtë si sipërmarrës, për t’i përgatitur ata për tregun e punës apo sipërmarrjet e tyre në të ardhmen. Shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0