Fermat që premtojnë për të ardhmen

Fermat që premtojnë për të ardhmen


Nëse deri dje njerëzit që jetonin në fshat apo merreshin me bujqësi paragjykoheshin, sot edhe pse vitet po kalojnë dhe shoqëria po evoluon, një paragjykim i tillë duket se nuk zë vend më në shoqëri. Gjithmonë  e më shumë po ndërtohen ferma në Shqipëri, në qytete të ndryshme dhe në zonat periferike të kryeqytetit.Këto janë ferma jo shumë të dëgjuara dhe të përhapura për vendin ku jetojmë. Me pak fjalë, janë ferma që premtojnë për të ardhmen, për vetë krijuesit e tyre dhe për ekonominë e vendit. Një fermë Aloe Vera e ndërtuar nga një djalë i ri, një fermë aquaponike, ndër të paktat në Shqipëri, një e tillë hidroponike, fermë medicinale dhe fermë kërmijsh. Një pjesë e mirë e këtyre fermave janë 100% bio.

Albi Sulo ka ndërmarrë një biznes. Kultivimin e Aloe Veres. Ai ka ngritur një serë me 4000 rrënjë Aloe Vera, të cilat u përkasin variteteve të ndryshme. Në serën e tij po kultivohet një prej llojeve të Aloe Verës me shumë vlera. Bima e Aloe Verës, përveçse ka disa varietete, ka nevojë për faktorë të ndryshëm atmosferikë. Risia që Albi sjell në Shqipëri është fakti se, po e kultivon këtë bimë në tokë, ndërsa deri më tani ne e mbillnim në vazo. Për tregtimin e gjetheve të bimës ai ka lidhur marrëveshje me biznese vendase, të cilat i përdorin ato për të prodhuar kremëra, scrube dhe maska.
Lexo:  Albi Sulo dhe biznesi i tij me Aloe Vera

Inxhinier Jani Taçi ka zgjedhur të zhvillojë një fermë Aquaponike. E gjeni në fshatin Haskolie, jo shumë larg kryeqytetit. Aquaponik Albania mban emrin ferma e inxhinierit. Aquaponia është produkt i integrimit të dy sistemeve, Hidroponi + Akuakulturë. Sistemi akuaponik ështe një sistem me cikël të mbyllur të qarkullimit të ujit. Nga vaska e peshqve uji rrjedh në shtretërit e bimëve, i pastruar e i filtruar nga bimët rikthehet te peshqit. Kërkohet monitorim i cilësisë së ujit kryesisht përsa i përket PH, i cili duhet të jetë rrotull neutrales.
Lexo:  Jani Taçi, inxhinieri që i’u përkushtua fermës Aquaponike

Ina Nanaj krijuese e një ferme Hidroponike në vendin tonë. Nisi si çdo biznes me shpirt dhe pasion të madh…nisi nga nevoja e produkteve organike në treg, bashkëvepruar me eksperiencën e fituar prej vitesh në këtë fushë. Ferma “HidroFarm” është një projektim i dy personave të lindur dhe shkolluar në qytet dhe specializuar në këtë fushë, ku shpirti i punës dhe bashkimi nga i njëjti vizion krijoi një fermë të vogël. Ferma është e ndarë në dy pjesë, në 2000 m2 serë e mbuluar dhe e kompletuar me sistemet përkatëse për të siguruar një habitat të shëndetshëm për bimët dhe 2000 mfushë e hapur e organizuar kjo për mbjellje sipas sezonit dhe ambjenti i kafshëve.
Lexo: Ferma që mund ta keni edhe në shtëpinë tuaj

Naturalalba është ferma e ngritur në pllajat pranë kepit të Rodonit. Kompania e kultivimit të bimëve medicinale ka tashmë një shtëpi të madhe, ngjitur me shtëpinë e prindërve të Sokol Projës në Lalëz. Dy ortakët, njëri shqiptar dhe tjetra italiane, investuan pak në blerjen dhe montimin e një makinerie, që pritet ta ndryshojë kapacitetin dhe rendimentin e punës së këtij biznesi. Rigoni, melisa, mentha longifolia, mirto e rusco janë bimët e preferuara nga klientët e huaj, jo vetëm në vendet e BE e në Zvicër, por edhe në Kinë, me disa dhjetra tonelata në muaj.
Lexo:  Ferma medicinale shqiptare, një sipërmarrje që po nxit zhvillimin e ekoturizmit

Ervin Hajdaraga është i riu nga Tirana me profesion psikolog në QSUT, por me një pasion të madh për sipërmarrjen. Sipërmarrja që ai ka zgjedhur të investojë nuk është e zakontë për vendin tonë. Vetëm pak herë mund të kemi dëgjuar për një fermë kërmijsh. Ferma“Elix Snail” gjendet në Durrës, në zonën e Sukthit, pranë stacionit të trenit. Krijimi i një ferme për kultivimin e kërmijve ishte e rastësishme.
Lexo:  Psikologu që po zhvillon biznesin e kërmillit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0