“GirlCodeFest Marathon”. Qëllimi i këtij aktiviteti është të theksojë rolin që luajnë gratë në sektorin TIK, të prezantojë eksperiencat e tyre dhe sfidat me të cilat ato përballen në mënyrë që t’u vijë në ndihmë profesionisteve të reja dhe të promovojë vajzat e reja që kanë zgjedhur të ndjekin këtë profesion. Me anë të këtij konkursi Protik fton të gjitha vajzat e apasionuara në programim të vijnë me një ide për zhvillimin e projekteve të ndryshme si: website, aplikacione, animacione, lojra apo gjithçka që janë të afta të programojnë. Ky aktivitet do të ketë dy faza.
Faza e parë
Në këtë aktivitet femra të suksesshme në institucionet publike, në biznes, në botën akademike, drejtuese në industri etj, do të paraqesin eksperiencat e tyre, arritjet si dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të sallës.
Faza e dytë
Zhvillimi i konkursit “GirlCodeFest Marathon” me pjesëmarrje të vajzave të apasionuara në programim.
/Business Mag Albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto