Fëmijët që përdorin smartphone flenë më pak - Business Magazine Albania

Fëmijët që përdorin smartphone flenë më pak


Është gjithmonë edhe më i zakontë fenomeni i fëmijëve nën 3 vjeç që i shohim rëndom me smartphone në dorë, apo një tablet. Pikërisht, duke marrë shkas nga ky fenomen, kërkuesit kanë kryer një studim për “dozën” e përdorimit të këtyre aparaturave teknologjike.

Çdo orë përdorimi i një smartphone prej vogëlushëve është i barazvlefshëm me 15 minuta gjumë më pak gjatë natës. Studimi i Birkbeck, University of London, i publikuar në Scientific Reports, mori në pyetje 715 prindër që kishin fëmijë nën 3 vjec, dhe tek të cilët të vegjlit shpesh luanin me smartphone apo tablet. Ata u anketuan rreth cilësisë së gjumit të fëmijëve të tyre dhe orareve që vogëlushët kalonin duke fjetur gjatë natës.

Nga pyetësori u arrit në përfundimin se 75% e fëmijëve nën 3 vjeç kanë përdorur një ekran me prekje çdo ditë, ndërsa përqindja shkon në 51% tek fëmijët midisi 6 dhe 11 muajsh dhe 92% tek fëmijët midisi 25 dhe 36 muajsh.

Duhet të seleksionojmë, shpjegojnë studiuesit, pediatër të specializuar në sociologji. Sipas tyre, videot apo aplikacionet që mund t’u tregojmë të vegjëlve duhet të jenë të kushtëzuara nga materiali dhe kohëzgjatja e duhur dhe duhet të fokusohemi në një marrëdhënie interaktive prindër-fëmijë.

Përdorimi i një aparati smart nuk duhet të kalojë 15-20 minuta, për moshat shkollore, maksimumi 2 orë në ditë dhe mirë do ishte të ndahej me disa intervale kohore gjatë ditës.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0