Fëmijët me inteligjencë të lartë kanë nevojë për ndihmë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë, sipas një studimi - Business Magazine Albania

Fëmijët me inteligjencë të lartë kanë nevojë për ndihmë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë, sipas një studimi


Filloni të ndiqni mijëra fëmijë të talentuar dhe ju do të mësoni shumë gjëra sesi të rrisni potencialin tuaj.

Një nga përfundimet më të mëdha: “Edhe fëmijët me IQ të nivelit gjenial kanë nevojë për mësues që t’i ndihmojnë të arrijnë potencialin e tyre të plotë.”

Nga studimi “Study of Mathematically Precocious Youth (SMPY )” i bërë me fëmijë të talentuar që nga fillimi i vitit 1971 dolën këto përfundime:

  • Këta fëmijë kanë një jetë të jashtëzakonshme

SMPY fillimisht testoi inteligjencën e fëmijëve duke përdorur SAT, provimet e hyrjes në universitet dhe teste të tjera të IQ. Studiuesit më vonë filluan të kërkonin faktorë shtesë si regjistrimi në kolegj dhe shtigje për karrierën e mëvonshme.

Ajo që ata zbuluan ishte se fëmijët më të talentuar vazhdonin të fitonin doktorata dhe diploma universitare. Shumica prej tyre janë në 5% e personave me të ardhura më të larta.

“Na pëlqen apo jo, këta njerëz me të vërtetë kontrollojnë shoqërinë tonë,” tha Jonathan Wai, një psikolog në Programin e Identifikimit të Talenteve të Universitetit Duke.

  • Fëmijët gjeni nuk marrin vëmendje të mjaftueshme

Problemi është se fëmijët gjeni shpesh marrin shumë pak vëmendje nga mësuesit e tyre, të cilët mbështesin fëmijët që tashmë kanë përmbushur potencialin e tyre.

Kur hulumtuesit SMPY panë se sa vëmendje u jepnin mësuesit këtyre fëmijëve të talentuar, ata zbuluan se shumica dërrmuese e kohës në klasa ishte shpenzuar për të ndihmuar nxënësit me arritje të ulëta.

SMPY sugjeron që mësuesit duhet të shmangin mësimin e një kurrikule të plotë dhe në vend të kësaj të përqëndrohen në përpjekjet më të mira për krijimin e planeve individuale të mësimit për studentët.

  • Kapërcimi i disa klasave njëherësh funksionon

Për të ndihmuar fëmijët të arrijnë potencialin e tyre, mësuesit dhe prindërit duhet të konsiderojnë të lëvizin një fëmijë të talentuar me vetëm një klasë, sugjeron SMPY.

Sipas saj këta fëmijë kishin 60% më shumë gjasa për të fituar patenta dhe doktorata – dhe më shumë se dy herë gjasa për të marrë doktoraturë në një fushë të lidhur me shkencën, teknologjinë, inxhinierinë ose matematikën.

  • Inteligjenca është shumë e ndryshme

Të jesh i zgjuar nuk do të thotë thjesht të kesh aftësi për të mësuar përmendsh fakte ose për të kujtuar emrat dhe datat. SMPY ka zbuluar në mënyrë të përsëritur, gjatë analizave të shumëfishta, se disa nga fëmijët më të mençur posedojnë një kapacitet të madh për arsyetimin hapësinor.

Këta fëmijë kanë një talent për sistemet e vizualizimit, të tilla si sistemi i qarkullimit njerëzor ose anatomia e një Honde.

  • Testet e standardizuara nuk janë gjithmonë humbje kohe

Testet e standardizuara – SAT midis të famshmëve prej tyre – nuk mund të matin çdo gjë që mësuesit dhe prindërit duhet të dinë për një fëmijë.

Por të dhënat e SMPY sugjerojnë që SAT dhe matësa të tjera të standardizuara të inteligjencës mbajnë një fuqi parashikuese.

Camilla Benbow, një nga studiueset e SMPY, tha se këto teste janë përdorur më së miri për të kuptuar se ku janë të mirë fëmijët në mënyrë që mësuesit të përqëndrojnë vëmendjen e tyre në fusha të ndryshme.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0