FED invest, një model financimi në ndihmë të fermerëve - Business Magazine Albania

FED invest, një model financimi në ndihmë të fermerëve


“Dega FED invest në Pogradec është e shtrirë me aktivitetin e saj si mbështetës financiar për 627 fermerë dhe blegtorë të vegjël, pra me aktivitet në zonat rurale, por nuk përjashtohet prania e këtij institucioni të mikrokredisë edhe në zonat urbane”, thotë Kledian Adiraj,  përgjegjësi i degës së FED invest në Pogradec.

“Me dy degë përfaqësohet FED invest në Pogradec ku anëtarët e tij kryejnë veprime financiare të ndryshme”, saktëson zoti Adiraj. “Njëra nga këto degë ndodhet  në qendër të qytetit, ndërsa dega tjetër është në Çërravë, fshat pogradecar në kufi me Korçën, sapo kalon Qafë Plloçës. FED invest, këtu te ne  tashmë jep më shumë kredi dhe ofron interesat më të mira në treg”, sqaron Adiraj.

Kështu krahasur me tremujorin e parë të vitit 2016, tremujori i parë i vitit 2017 ka patur rritje në kreditë e akorduara ashtu dhe në nivelin e depozitave. Në tremujorin e parë 2017 niveli i kredive ishte 116.025.800 lekë ose 10.46% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; kurse niveli i depozitave në tremujorin e parë 2017 arriti në 221.025.514 lekë me një rritje 5.06 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vladimir Kadilli është një nga përfituesit e kredisë nga FED invest dhe ia ka parë hajrin. Ai tashmë merret me bujqësi e blegtori. Punon familjarisht, por Vladimiri kujton punën e 15 viteve në minierë. Më pas ai punoi në fermën shtetërore për rreth 7 vite të tjera.

Kurse tani e takon duke punuar në pronën e vet ku një ndihmë të madhe financiare ka dhënë FED invest me kreditë që i ka dhënë dhe që ai e ka justifikuar me punë besimin e institucionit financiar të mikrokredisë. Sipërfaqja e tokës së pronësuar pas viteve ’90 është e gjerë dhe me plot bereqet. Kurse si një blegtor i vërtetë Kadilli të flet me pasion për gjashtë lopë, që i ka në pronësi, e që i mbarështon me merak. Ai siguron nevojat ushqimore për familjen e tij dhe tepricat i nxjerr në treg.

Duke folur për marrëdhëniet dhe ndihmën e ofruar nga FED invest në Pogradec, Vladimiri, tregon se “nga FED invest në Pogradec, dy herë kam marrë kredi, ku një herë mora 400.000 lekë dhe do të vazhdoj të jem një klient i rregullt”.

Lefter Naumçe Greg e takon në zonën industriale të qytetit Pogradec. Ai është një nga anëtarët e FED invest. Shkollën e mesme bujësore e ka mbaruar shumë vite para ’90-s. “Për rreth 40 vite kam punuar në SMT (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve)”, thotë Lefteri. Ai ka një kombanjë të vetën me të cilën punon nëpër fshatra të ndryshme, ku ta kërkojnë, pa u lodhur asnjeherë. “Pse jo, thotë ai, korrja e grurit ka vazhduar” dhe kompanjën pranë vetes e mbajti dhe e mban. Nëpërmjet FED invest, Lefteri ka blerë një traktor, ka marrë tokë me qera, të cilën e ka mbjellë me grurë. 800.000 lekë kredi ka marrë ai nga FED invest dhe është shumë i kënaqur nga marrëdhëniet me këtë institucion.

Zgjerimi i aktivitetit nga dega e FED invest në Pogradec, është produkt i FED invest me qendër në Tiranë, e cila falë seriozitetit dhe reputacionit ka arritur të sigurojë partneritet me institucione prestigjoze ndëkombëtare si: Rabo Bank, EFSE dhe JICA. Për më tepër FED invest është i pari institucion financiar që ka hedhur në treg projektin ‘Sigurimi i Serave’, që mbron fermerët në rastin e fatkeqësive natyrore si breshër, stuhi apo përmbytje, një projekt ambicioz dhe shumë i domosdoshëm për vendin tonë, duke marrë parasysh kushtet klimaterike, si pasojë e të cilave ndodhin përmbytje disa herë në vit, me pasoja të rënda ekonomike për fermerët dhe blegtorët. Shumë fermerë kanë përfituar nga ky projekt, ku disa janë dëmshpërblyer nga fatkeqësitë natyrore, të cilat kanë pësuar gjatë muajve të fundit.

burimi: 24-ore.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0