FED invest në 6 vite mbi 80 mijë anëtarë - Business Magazine Albania

FED invest në 6 vite mbi 80 mijë anëtarë

FED invest

FED invest, me 6 vite në treg, ka mundësuar një rrugëtim të gjatë dhe të shpehtë të saj me një numër në rritje klientësht. Përfaqësuesit e kompanisë thonë se, rruga e përshkuar për të arritur këtë stad zhvillimi nuk ishte e lehtë.

E nisur nën një emër tjetër që nga viti ‘92, kur mposhtën skepticizmin dhe mentalitetin e zonave rurale për kredimarrjen; disbursimi i kredive të para, ndonëse informale; përballimi me guxim i sprovës së fortë të vitit ‘97; formalizimi në dinamikë i strukturës së qeverisjes, përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor e rregullativ; për të kulmuar më 4 dhjetor 2015 me marrjen e një vendimi tjetër historik, themelimin e FED invest.

Gjithccka lindi nga bashkimi me përthithje i 69 SHKK-ve me ish SHKK Belsh. Zgjedhja e emrit nuk ishte rastësore: Binomi FEDERATË + Investim që tregonte qëllimin e bashkimit në një federatë për investim, ose shkurt FED invest. Institucioni i ri mori bekimin (licencën) si SHKK Kombëtare në 2 mars 2016 nga Banka e Shqipërisë dhe më vonë edhe nga ASD.

Hapi i parë ishte kryerja e një transformimi rrënjësor institucional dhe organizativ, duke vijuar me implementimin e sistemit të ri të teknologjisë, FlexCube dhe përmirësimin rrënjësor të infrastruktures fizike dhe digjitale; prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare dhe jo-financiare; hapjen e qendrës ABA; lancimin e kanaleve të reja digjitale të shpërndarjes dhe komunikimit, etj. Sot numri i anëtarëve i ka kaluar 80 mijë, portofoli i kredisë dhe i depozitave po afrohet tek 4.8 miliardë Lekë, shërbimet e llogarisë rrjedhëse e pagesave utilitare dhe FED online janë shtrirë në të gjithë rrjetin, numri i degëve dhe i stafit është rritur dhe bashke me to edhe qëndrueshmëria financiare e Institucionit.

Një udhëtim mbresëlënës dhe frymëzues, i vlerësuar si histori suksesi nga Qeveria Shqiptare dhe organizata ndërkombëtare financiare. Përfaqësuesit e kompanisë tregojnë se, “aspiratat shkojnë përtej një institucioni të zakonshëm mikrofinance, pasi FED invest është promotor dhe kampion i përfshirjes financiare dhe i zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri. Ai sheh drejt së ardhmes me objektiva të qarta dhe ambicioze si: rritja në sektorin e SME-ve, krijimi i partnerëve të biznesit dhe financimi i zinxhirit të vlerës, promovimi dhe rritja e aktivitetit të pagesave utilitare, futja e produkteve të reja financiare si kredia 24h, overdrafti, kredia e dedikuar për agroturizimin, pagesat me kodin QR, etj”.

Lexo: Starbucks dhe Hilton tregojnë si të përdorim të dhënat si një armë sekrete

Viti 2022 përkon me 30-vjetorin e fillimit të misionit të kësaj organizate, si një projekt i Bankës Botërore;  po edhe 20 vjetorin e themelimit të Unionit SHKK (pararendësi i FED invest), si një arritje dhe risi unike e kohës. Pra, cilësohet se viti 2022 do të jetë një vit jubilar në të gjithë muajt e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0