FED Invest nderohet në Konferencën e 25-të të qendrës së Mikrofinancës - Business Magazine Albania

FED Invest nderohet në Konferencën e 25-të të qendrës së Mikrofinancës

FED Invest

U zhvillua në Budva Konferenca e 25-të e Qendrës së Mikrofinancës (MFC). Në këto takime mori pjesë një grup nga ekipi manaxherial i FED invest-it. Ky vit përkonte me jubileun e argjendtë të themelimit të Qendrës.

FED invest u nderua me “Çmimin e Angazhimit të Anëtarit”, në shenjë mirënjohjeje për anëtarët më aktivë që nga krijimi i MFC-se, për kontribute të spikatura në zhvillimin e komunitetit dhe sektorit të mikrofinancës në përgjithësi.

Ky ishtë gjithashtu një event i veçantë për FED invest-in, pasi Administratori i tij, z.Perlat Sulaj u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të MFC-së.

MFC është një rrjet i financave sociale që promovon drejtësinë, përfshirjen, barazinë dhe shërbimin e përgjegjshëm. Rrjeti përbëhet nga 100 organizata në 36 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore, që ofrojnë shërbime të përgjegjshme në fushën e mikrofinancës për pothuajse 2,000,000 klientë me të ardhura të ulëta në këto rajone.

Lexo: Hapet Kinema “Agimi”, si hapësira më e re e artit në Tiranë

FED invest

FED invest është një Shoqëri Kursim Krediti dhe është institucioni i parë pionier mikrofinanciar i krijuar në Shqipëri si rezultat i një nisme pilot të Bankës Botërore në vitin 1992. FED invest përfaqëson një kooperative financiare me më shumë se 88 mijë anëtarë të shërbyer përmes 64 degëve në të gjithë vendin. Anëtarët e FED invest janë fermerët, sipërmarrësit e vegjël, familje rurale dhe urbane të përjashtuara nga shërbimet financiare bankare. Si një udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për popullsinë rurale, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 200 mijë kredi dhe gjysmë miliardë euro të injektuara në ekonomi gjatë 31 viteve të ekzistencës së saj.

Për më shumë informacion në lidhje me FED Invest ju lutemi vizitoni https://www.fedinvest.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0