FB Messenger per Android, vetem me emer dhe nr telefoni - Business Magazine Albania

FB Messenger per Android, vetem me emer dhe nr telefoni


Facebook Messenger ne Android nuk ka me nevoje per nje llogari, por log in mund te behet me emer dhe numer telefoni. Pra nuk do te sherbejne me kredencialet e Facebook. Nje hap ky qe nuk duhet te nenvleresohet, persa i perket perdorimit te aplikacionit te mesazheve te menjehershme.

Natyrisht qe vendimi per te evituar perdorimin e nje llogarie specifike mund te terheqe nje sasi te madhe perdoruesish. Ne fakt nuk duhet te harrojme qe ne kete menyre edhe ata qe nuk kane nje llogari ne Facebook mund te perdorin kete aplikacion i cili eshte teresisht falas.

Nga kjo pikepamje per te gjitha risite qe e karakterizojne, ky sherbim mund te behet nje konkurrent i vertete i WhatsApp, qe aktualisht dominon te gjithe sektorin. Qellimet e Facebook jane shume te qarta. Rrjeti social popullor deshiron te coje ne braktisjen e sms-ve dhe te sjelle perdorimin e nje sistemi inovativ dhe sigurisht me shume avantazh, sepse eshte jashtezakonisht funksional.

Nga ana tjeter gjigandi Mark Zuckerberg shikon gjithnje e me shume ne fushen celulare dhe Facebook Messenger mund te jete rruga e duhur per pushtimin e nje fushe te tere. Gjithcka behet me e lehte. Nuk eshte e thene te jeni anetar i Facebook per te derguar mesazhe.

Edhe pse kjo e re per momentin i kushtohet vetem disa vendeve te botes si Australia, Afrika Jugore, India dhe Venezuela, shume shpejt sistemi do te perhapet dhe ne pjesen tjeter te botes.

Sic kuptohet Facebook Messenger ka vendosur te beje testet ne vendet ne zhvillim, pasi ne keto vende nuk eshte e thjeshte te hysh ne kompjuter dhe ne internet. Facebook keshtu do te prezantoje nje qasje krejtesisht te re ne lidhje me komunikimin dhe sipas probabilitetit do te jete dicka e suksesshme si te gjithe synimet e arritura deri me sot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime
1