Faqja e internetit që gjurmon përhapjen e COVID-19 në botë - Business Magazine Albania

Faqja e internetit që gjurmon përhapjen e COVID-19 në botë

17 vjeçari Avi Schiffmann ka ndërtuar një nga faqet më popullore në internet për gjurmimin e koronavirusit. Faqja e tij në internet ka rreth 30 milion vizitorë në ditë. Shumë njerëz e cilësojnë atë si gjeni. Atij i janë ofruar vende pune me paga të larta dhe kontrata. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anush Avetisyan njofton se ai është fitues i çmimit “Webby” si Njeriu i Vitit. Por pavarësisht kësaj, adoleshenti thotë se ai do të përqendrohet në atë që ai mendon se është më e rëndësishme. “Ndërtova diçka duke ndjekur video në YouTube dhe duke bërë pyetje. Nuk është një program jashtëzakonisht i komplikuar. Ajo që është më e rëndësishmja është që unë ndërmora nismën për ta ndërtuar këtë faqe kur ende nuk flitej për këtë lloj projekti.”

Me 29 dhjetor të vitit 2019, ky nxënës i shkollës së mesme publikoi në internet një faqe elektronike të quajtur nCoV2019.live që gjurmon përhapjen e koronavirusit në botë. Dizanjimi i faqeve të internetit nuk është diçka e re për 17 vjeçarin. Kur filloi gjurmimin për koronavirusin ai nuk e dinte se do të bëhej pandemi, dhe sistemi i tij në një projekt të njohur universal. “Doja shifrat më të sakta dhe shikoja faqet qeveritare lokale të qeverisë kineze që ishte shumë e vështirë të lexoheshin. Fillova të punoja në gjërat kryesore që ishin tërheqëse për shikuesit, kryesisht për pajisjet mobile që zakonisht marrin të dhënat e fundit. Të gjitha në një vend për të gjitha shtetet. Që nga ajo kohë kam patur mbi 700 milion vizitorë nga çdo vend i botës, çdo ditë.”

Në fillim të marsit, thotë ai, u ndjeva i frikësuar kur dolën njoftimet për rastet e para në shtetin e tij, në Uashington. Por, meqenëse po gjurmonte virusin, ai ishte i përgatitur me maskat e modelit N95, që kishte blerë para se të përhapej virusi.

Me 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilësoi virusin si pandemi. Shtetet filluan të zbatojnë masa të rrepta karantine, ndërsa shumë filluan të kërkojnë në internet fjalën “pandemi”. Faqja e tij e internetit ishte gati pas shumë vitesh eksperiencë me kompjuterat. “Fillova të mësohesha me kompjuterat kur isha rreth 7 vjeç. Babai im ishte i dhënë pas kompjuterave dhe kishim plot në shtëpi.”

Ai ka krijuar mbi 30 faqe interneti gjatë dhjetë viteve. Por ai ndihet krenar me sistemin për gjurmimin e virusit. Ai thotë se të dhënat janë po aq të sakta sa informacionet e publikuara nga qeveritë.

Për momentin ai nuk po pranon ofertat për punë. “Nuk jam i interesuar për një karrierë si programues tetë orë në ditë. Kjo do të hiqte zbavitjen dhe motivimin që kam për programimin. Dua të ndërtoj diçka që u shërben njerëzve dhe nuk dua të jem një emër në listën e kontribuesve.”

Këtë vit ai fitoi çmimin “Webby” si Njeriu i Vitit. Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, i dhuroi atij çmimin për “përsosmëri në internet”.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0