Familjet nga Kosova që hapën kompani transporti jashtë vendit

Familjet nga Kosova që hapën kompani transporti jashtë vendit


Kanë vuajtur shumë nga lufta me Serbinë, por ia kanë dalë të tregojnë se pavarësisht dhimbjeve dhe humbjeve ata janë të fortë dhe të suksesshëm.  Kanë emigruar në shtete të ndryshme të botës. Dikush ka ndërtuar një jetë atje, dikush një biznes të vogël, por ka edhe nga ata të cilët kanë arritur të bëhen sipërmarrës të mëdhenj kompanish të njohura transporti.

Bëhet fjalë për familjen Bajrami, e cila zotëron kompani të quajtur DSL dhe merret me transport luksi, si dhe për Lejla Ibrahimin, e cila së fundi është bërë pronare e Germania Air Flug. Më poshtë do të lexoni historinë e tyre të suksesit dhe të sipërmarrjeve të tyre.

Ajo quhet Lejla Ibrahimi-Sallahu dhe është shefe e Air Prishtina. Kjo sipërmarrëse e suksesshme është bija e Bexhet Sallahut, i cili ka qenë pionier i operimeve ajrore mes Zvicrës dhe Prishtinës e Shkupit. Lejla Ibrahimi-Sallahu ka blerë 60% të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40% të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania. Pra, ka marrë në pronësi 100 për qind të kompanisë ajrore «Germania Flug AG», e cila kryen fluturime për Air Prishtina. Kjo deklaratë është bërë nga Germania Flug AG.
Lexo:  Lejla Ibrahimi Sallahu pronare e re e kompanisë ajrore Germania Flug Ag

Familja Bajrami i shpëtoi represionit Serb e Luftës në Kosovë. Por, dhimbja duket se e ka fuqizuar më shumë këtë familje. Ajo sot, jo vetëm që është rimëkëmbur nga dhimbja e ka ndërtuar jetën në Amerikë, por ka arritur të afirmohet si një familje sipërmarrëse në transportin e luksit, me 450 automjete në pronësi e 230 të punësuar.

Desert Sedan Limo(DSL) quhet kompania, e cila ofron shërbime me makina luksoze për të gjithë ata që zgjedhin shërbimin e kësaj kompanie. BusinessMag.al ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me drejtuesin e kësaj kompanie z.Albert Bajrami. Ëndrra për krijimin e një biznesi për transport luksoz ka filluar që nga vitet e 90-të, kur u larguan nga vendlindja e tyre, e cila ishte coptuar nga lufta e fundit. Kompania e tyre në rritje ka aktualisht 450 mjete transporti dhe 230 të punësuar.

Lexo:  Pas luftës në Kosovë, vjen suksesi në Amerikë. Historia e sipërmarrjes së familjes Bajrami

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0