Falen taksat e papaguara të makinave nga 2011 deri në 2016 - Business Magazine Albania

Falen taksat e papaguara të makinave nga 2011 deri në 2016


Ligji i ri për amnistinë fiskale i përgatitur nga Ministria e Financave parashikon faljen e plotë të taksave dhe të gjobave për makinat që prej vitit 2011. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, shpjegon se do përfitojnë falje të plotë qytetarët që do të ç’rregjistrojnë makinat.

Ndërkohë që kush dëshiron ta mbajë, do të jetë i detyruar të paguajë taksat e prapambetura, por pa gjobat dhe penalitetet.

“Ideja është që nga viti 2011 edhe më parë të falen taksat e papaguara apo penalizimet dhe përdoruesve të mjeteve ju është lënë një alternativë, nëse duan, taksat nga 2011 e më parë do t’u falen edhe nëse nuk kanë paguar nga 2012 e këtej dhe mjeti do të ç’regjistrohet.”

“Ka edhe një opsion tjetër që nëse dëshirojnë, nuk do të paguajnë taksat e papaguara nga 2012 e më parë dhe janë të detyruar të paguajnë taksat pa gjoba nga 2012 e këtej dhe ta mbajnë mjetin në qarkullim”shprehet Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale.

Në një intervistë ekskluzive për Report TV sqaron se amnistia parashikon vetëm faljen e plotë të borxhit të vjetër tatimor e doganor të bizneseve, i akumuluar deri para 5 apo 6 vitesh, i cili në total llogaritet rreth 175 miliardë lekë.

Sa për borxhet e reja, nga viti 2012 e këtej, ato nuk do të falen, por bizneseve do t’u jepet mundësia të fshijnë gjobat apo penalitetet përmes shlyerjes vullnetare të detyrimeve.

“Një variant do të jetë të paguhet tatimi dhe interesat që lidhen me të përkundrejt mos pagimit të gjobave apo pagimi i 70-80% të tatimit dhe interesave përkundrejt heqjes së gjobave dhe 20% të tatimit”tha Niko Lera.

Përmes kësaj skeme, Ministria shpreson të rikuperojë 50 deri në 60 miliardë lekë detyrime të reja, kundrejt pjesës që falet e cila është rreth 30 deri në 40 miliardë lekë.

Burimi: lajmifundit.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0