Si udhëheqës, gjithmonë duhet të jeni të përgjegjshëm për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplotë dhe të qëllimshme me punonjësit tuaj. Kjo ju lejon të kuptoni se sa efektive është mënyra juaj e motivimit dhe çfarë i motivon punonjësit për të performuar më të mirën në tërësi.
Vlerësimet, librat dhe mjetet e tjera mund të na ndihmojnë të kuptojmë veten dhe njerëzit me të cilët dhe për të cilët punojmë. Por ka disa faktorë që motivojnë punonjësit për t’u zhvilluar dhe për të kuptuar me të vërtetë se çfarë ka më shumë rëndësi për ta. Objektivi i përgjithshëm duhet të jetë ndihma që duhet t’i japim njëri tjetrit.
Për të arritur këtë ju dhe punonjësit tuaj duhet të dini dhe të identifikoni se çfarë ju motivon më shumë për të punuar së bashku. Të marrësh më shumë nga marrëdhëniet me punonjësit, në fund të fundit do të thotë motivim i tyre e për të maksimizuar nivelet e performancës dhe gjithashtu aspiratat e tyre për karrierën.
Për t’a bërë këtë, mbani në mend katër faktorë motivues që ata kërkojnë për karrierën e tyre:
Lidhje me karrierën- Në ditët e sotme, të gjithë duan të vihen re dhe të njihen për punën e tyre kështu që të punësuarit janë të motivuar për t’i arritur. Ata janë në kërkim të mënyrave të reja për të mësuar, për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të investuar në veten e tyre. Kjo është një mundësi për udhëheqësit për t’u përfshirë dhe për të kuptuar se si të ndërtojnë marrdhënie me punonjësit e tyre për të rritur nivelet e performancës dhe besnikërisë.
Lexo: 5 hapat për të shtuar motivimin dhe për të përmirësuar jetën tuaj
Avancim në karrierë- Punonjësit janë shumë të motivuar për të arritur qëllime në qoftë se ata e dinë se avancimi i pret. Kjo kërkon që punonjësit të jenë të ndërgjegjshëm për mundësitë që shtrihen përreth dhe përtej asaj që ata kërkojnë. Si udhëheqës, ju do të mbani nivele të larta të motivimit nga punonjësit tuaj në qoftë se ju mund të hapni dyer mundësish dhe të përshpejtoni shanset e tyre për avancim. Duke ndihmuar punonjësit tuaj të zbulohen do të rritni motivimin e tyre për të arritur objektivat.
Stabilitet në karrierë- Njerëzit, janë të motivuar që të ketë mbrojtje dhe siguri. Ne të gjithë kemi mësuar nga kolapsi ekonomik i 2008 që ne të gjithë mund të bëhemi viktima të ndryshimeve të papritura duke qenë të përgatitur. Si udhëheqës, qëndroni të ndërgjegjshëm për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në mënyrën se si i udhëhiqni punonjësit tuaj dhe shikoni nivelin e tyre motivues të rritet.
Të mos pendohesh për karrierën- Njerëzit kanë vetëm një mundësi në karrierën e tyre për të arritur qëllimet e tyre përfundimtare. Në fakt, sa herë jeni takuar me njerëz që janë më të suksesshëm se ju dhe keni pyetur veten se si ata e kanë arritur suksesin?
Njerëzit nuk duan të jetojnë me ndonjë keqardhje në karrierë / jetën e tyre dhe në këtë mënyrë janë të motivuar për të mos zhgënjyer veten. Si udhëheqës, mos lejoni që punonjësit tuaj të ecin përreth me peshë faji. Ndani udhëtimin tuaj me to, dështimet tuaja dhe sukseset. Shumë njerëz janë të hutuar në vendin e punës në lidhje me të ardhmen e tyre; ndihmojini ata të përqafojnë të papriturat dhe të lundrojnë në pasiguri dhe të ndryshojnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.