5 hapat për të shtuar motivimin dhe për të përmirësuar jetën tuaj

5 hapat për të shtuar motivimin dhe për të përmirësuar jetën tuaj



Shkruar nga Shpresa Rupar

Pesë hapat më poshtë, hapa të thjeshtë dhe tepër të dobishëm, mund të ndihmojnë njerëzit, që të përmirësojnë jetën e tyre. Doni t’i njihni?
Nëse ju mund të asocioheni me këto 5 hapa, nëse ju e gjeni veten brenda këtyre pesë pyetjeve, ju mund të gjeni përgjigjet e shumë pyetjeve dhe dilemave, me të cilat ndoshta ndesheni në jetën e pëditshme…

Përgjigjet mund t’i shkruani edhe në letër, apo në ditarin tuaj personal. Jeni gati?

Fillimisht, duhet të zgjidhni një gjë, të cilën dëshironi ta ndryshoni në jetën tuaj. E gjetët?
Ndoshta mund të dëshironi të përmirësoni financat, të ndryshoni karrierën, ndoshta kërkoni partnerin e jetës, ndoshta doni të përmirësoni gjuhën e komunikimit, ndoshta keni një problem shëndetësor, ndoshta thjesht kërkoni qetësinë dhe paqen e brendshme… çfarëdo të jetë ajo, ok?

Mendoni për vendimin, hapat që janë të nevojshme drejt këtij ndryshimi, drejt këtij objektivi, që ju doni të arrini.
Çfarë ju duhet të bëni më shumë, çfarë më pak, nga se ndoshta do ishte mirë të hiqni dorë fare? Çfarë do ishte mirë të filloni të bënit dhe çfarë jo? Cila sjellje, cilat veprime do t’ju sjellin rezulatet që ju dëshironi, sidomos nëse kësaj sjellje i shtoni pak humor, pak pozitivitet, optimizëm, buzëqeshje?

Mendoni se çfarë do t’ju sillte ky rezulatat?
P.sh: Nëse dëshironi të përmirësoni financat, çfarë ju bëni me këto lekë? Çfarë makine apo shtëpie do blini, ku shkoni me pushime? Çfarë ju bleni njerëzve që ju duan dhe i doni? Nëse keni zgjedhur partnerin, si do ta kalonit kohën me këtë partner/e? Nëse keni zgjedhur qetësinë e brendshme, ku do ndikonte kjo qetësi, çfarë ju përfitoni me këtë paqe dhe lumturi të brendshme?

Lexo:  Shpresa Rupar, trajnerja e parë ndërkombëtare shqiptare e NLP

Po sikur këto ndryshime të mos i arrini?
1 vit, 2 vjet, 5 vjet, 20 vjet, deri në fund të jetës asgjë nuk ndryshon? Si do ndiheni? Përveç jush, kush tjetër vuan me këtë mos ndryshimin tuaj?

Pyesni veten se kush tjetër e ka këtë problem? 
Kush ndoshta vuan këto momente dhe ju mund t’i ndihmoni me këtë ndryshim, që ju arrini tek vetja? Nëse këto momente ju keni suksese, kë do inkurajonit me shembullin tuaj?

Nëse, kur ju, ju përgjigjet këtyre pyetjeve, u ndjetë sadopak të motivuar, nëse i ndjetë disa shkëndija brenda jush, atëherë bashkohuni me programin e plotë të trajnimit në Shkurt, Mars dhe Prill 2020.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0