Facebook, vlera e kompanisë arrin 1 trilionë dollarë - Business Magazine Albania

Facebook, vlera e kompanisë arrin 1 trilionë dollarë

Një gjykatë federale në SHBA ka hedhur poshtë dy padi anti-trust të paraqitura kundër Facebook. Gjykatësi vendosi se paditë ishin shumë të vagëta. Pas këtij lajmi, aksionet e Facebook u rritën me 4.2 për qind e kjo bëri që vlera në treg e gjigandit të medias sociale të arrinte në mbi 1 trilionë dollarë për të parën herë në histori.

Në vendimin e gjykatës së distriktit të Kolumbias, Gjykatësi shkruante se ankesat kundër Facebook, ishin ligjërisht të pamjaftueshme dhe si të tilla duheshin rrëzuar, pasi nuk përmbanin fakte të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet se Facebook po anashkalonte konkurrencën.

Paditë kërkonin që gjigandi i teknologjisë që zotëron edhe Instagramin dhe WhatsApp, të ndahej.  Ndërkohë disa analistë thonë se ky vendim i gjykatës do të ketë pasoja për të ardhmen e ligjeve anti konkurrencë në ShBA.

Facebook i bashkohet kështu radhës së kompanive me vlerë mbi 1 trilionë dollarë duke kapur aktualisht në treg vlerën e 1.008 trilionë dollarëve. Në listën e kompanive teknologjike amerikane që e kanë kaluar vlerën e 1 trilionë dollarëve, Facebook është i vetmi i krijuar në vitet 2000.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0