Facebook prezanton opsionin e ri “Watch Together”

Facebook prezanton opsionin e ri “Watch Together”

Watch Together

Platformat e rrjeteve sociale po përpiqen t’i përshtaten normalitetit të ri dhe nevojave të njerëzve. Përditësimi i fundit vjen nga Facebook Messenger. Rreth 2 ditë më parë, kompania prezantoi opsionin e ri Watch Together, që ju lejon të shihni video dhe gjëra të tjera në Facebook gjatë kohës që jeni live në kamera me miqtë tuaj. Ndryshimi është i aplikueshëm në iOS dhe Android.

Lexoni: Gjithçka që Apple zbuloi në eventin e saj në Shtator

Gjatë kohës që jeni duke folur me dikë mund të klikoni mbi opsionin Watch Together dhe të shihni bashkë çfarë keni zgjedhur. Facebook-u lejon deri në 8 veta në një video call dhe deri në 50 veta në Messenger Room.

Kompania e Facebook-ut thotë se çdo ditë bëhen rreth 150 milionë video call në Messenger dhe se njerëzit i dërgojnë njëri tjetrit rreth 200 milionë video në ditë. Ekspertët thonë se po bëhet gjithnjë e më shumë vizuale dhe po rritet shumë shpejt.

Nga testimet e para “Watch Together” ka rezultuar goxha i pëlqyer dhe popullor, kryesisht nga të rinjtë.

Tech Crunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0