Në mënyrë që të zbulojë një person nga Kalifornia, i cili ngacmonte vazhdimisht vajzat në Facebook, gjigandi i rrjeteve sociale vendosi të ndihmoi FBI-në. Facebook bën të ditur se e ka gjurmuar Buster Hernandez, për vite me radhë. Duke përdorur sistemin e sigurt të operimit Tails, ai ishte në gjendje të fshehte adresën e tij të vërtetë IP-së dhe vazhdoi të kontaktojë dhe ngacmojë dhjetëra vajza në Facebook.
Ekipi i sigurisë i Facebook vendosi të kontraktojë një firmë, për të krijuar një sistem hackimi, që mund të zbulonte adresën e vërtetë të IP-së së këtij personi. FBI shfrytëzoi këtë mjet për të dërguar një video tek llogaria e Hernandez, përmes së cilës ata arritën të mblidhnin prova që çuan në arrestimin dhe dënimin e tij. Në shkurt, Hernandez u shpall fajtor për 41 akuza, duke përfshirë zhvillimin e videove pornografike për fëmijët, kërcënimet për rrëmbime dhe vrasje.
Facebook konfirmoi se ka punuar me ekspertë të sigurisë për të ndihmuar FBI-në. ‘’Ky ishte një rast unik sepse ai po përdorte metoda të tilla të sofistikuara, për të fshehur identitetin e tij. Ne morëm hapa të jashtëzakonshëm të punës me ekspertë të sigurisë, për të ndihmuar FBI-në ta sjellë atë para drejtësisë’’ , tha një zëdhënës i Facebook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto