Facebook nuk funksionoi për disa orë. Edhe Instagram e WhatsApp me probleme   - Business Magazine Albania

Facebook nuk funksionoi për disa orë. Edhe Instagram e WhatsApp me probleme  


Përdoruesit e Facebook në tërë Botën raportuan probleme të mërkurën me aksesin dhe postimet në site, ashtu si edhe në Instagram dhe WhatsApp.

Facebook nuk dha një arsye për ndërprerjen dhe siguroi informacion minimal, si pranimi i mungesës së shërbimit në disa zona.

Ndërkohë aksionet e Facebook nuk pësuan ndryshime të mërkurën pasdite.

Kompania pranoi ndërprerjen në Twitter, duke thënë, “Jemi të vetëdijshëm se disa kanë probleme aktualisht me aksesin në familjen e aplikacioneve të Facebook. Ne po punojmë për të zgjidhur çështjen sa më parë”.

Më vonë konfirmoi se problemi nuk ishte rezultat i ndonjë sulmi DDoS, duke iu referuar përhapjes së mundshme të një sulmi Denial-of-Service, përmes të cilit një haker ndërhyn në site dhe e mbulon me trafik të rremë.

Ankesat për probleme me Facebook arritën në mbi 11,000 në të gjithë botën sipas Downdetector, një website ku përdoruesit mund të raportojnë problemet me Apps dhe website. Downdetector nuk shfaqi asnjë problem deri në orën 17:00.

Përdoruesit raportuan një sërë problemesh, që nga pamundësia për të hapur faqen, deri tek pamundësia e postimit të komenteve. Përdoruesit e Facebook postuan screenshots në Twitter duke faktuar problemin. Gjatë hapjes së faqes, disa përdorues morën si mesazh në ekran: “Llogaria është përkohësisht e padisponueshme”.

Në një event të Facebook në Teksas, drejtuesi i prodhimit të videove bëri shaka kur u përball me probleme teknike”.

“Sot është dita e vështirësive teknike për Facebook, mendoj”, ka thënë Paresh Rajwat, duke iu referuar ndërprerjes së shërbimit të kompanisë në të gjithë botën, ndërsa dështoi në transmetimin e videos me audio. Rajwat po lançonte disa risi për shërbimin e videos në Facebook.

Çështjet teknike në Facebook kanë krijuar historikisht probleme serioze për reklamuesit që përdorin platformën dhe madje edhe në faqe të tjera.

Facebook përjetoi në nëntor një ndërprerje të shërbimeve të reklamave, ndërsa marketerët po synonin të vendosnin reklama për të Premten e Zezë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0