Facebook nuk do të bëjë ndryshime për shkak të bojkotit të reklamave

Facebook nuk do të bëjë ndryshime për shkak të bojkotit të reklamave

FAcebook

Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg u tha punonjësve se kompania nuk do të ndryshojë qasjen e saj lidhur me gjuhën e urrejtjes, pavarësisht se më shumë se 500 reklamues po e bojkotojnë platformën këtë muaj, raportoi The Information.

“Ne nuk do të ndryshojmë politikat ose qasjen tonë për asgjë për shkak të një kërcënimi për një përqindje të vogël të të ardhurave tona, ose të ndonjë përqindje të të ardhurave tona,” tha Zuckerberg gjatë një takimi virtual, sipas The Information.

“Supozimi im është se të gjithë këta reklamues do të kthehen shpejt në platformë”, tha ai, sipas The Information, duke shtuar se bojkoti ishte një “çështje reputacioni dhe partneri” dhe jo çështje financiare sepse shumica e të ardhurave të Facebook vijnë nga bizneset e vogla dhe jo nga market e mëdha.

Facebook pësoi një rënie prej 60 miliardë dollar në vetëm dy ditë,pasi markat kryesore u bashkuan me bojkotin, por aksionet e tij në masë të madhe u tërhoqën që prej asaj kohe.

Në fillim të këtij muaji, grupimet e të drejtave civile, përfshirë NAACP, Lidhjen Anti-Shpifje dhe Ngjyra e Ndryshimit, bënë thirrje për reklamuesit që të bojkotojnë Facebook pas mosveprimit të Zuckerberg në postimet e diskutueshme nga Presidenti Donald Trump, duke sugjeruar dhunë ndaj njerëzve që protestojnë kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistemik.

Që prej fillimit të fushatës, më shumë se 500 kompani, përfshirë markat kryesore si Coca-Cola, Ford, Starbucks, Verizon, Adidas dhe Unilever, kanë tërhequr reklama nga platforma e mediave sociale.

Lexoni: Pas Coca Cola-s edhe Starbucks vendos të bojkotojë Facebook

Të premten, ndërkohë që bojkoti fitoi vrull, Facebook tha se do të bashkëngjiste emërtime në postimet “me lajme” nga politikanët, që shkelin politikat e saj për fjalën e urrejtjes – një përmbysje e rëndësishme për kompaninë – që synonte të forcojë rregullat e saj për reklamuesit.

Drejtuesit e Facebook kanë zhvilluar diskutime të shumta private për të adresuar shqetësimet e reklamuesve, por bisedimet rezultuan të pafrytshme, pasi reklamuesit i quajtën këto përpjekje të Facebook të pavlefshme. Organizatorët e bojkotit kërkaun që Zuckerberg të merrte pjesë personalisht pasi “ai është autoriteti i fundit”. Raportoi Reuters.

Zuckerberg  ra dakord të takohej me drejtuesit e NAACP, Color of Change, dhe Lidhjes Anti-Shpifje, tha zëdhënësi i ADL Todd Gutnick për Business Insider. Sidoqoftë, komentet e Zuckerberg sugjerojnë se ai mund ta ketë ndarqë mendjen dhe se bojkoti mund të mos ketë asnjë rezultat.

“Nëse dikush del atje dhe ju kërcënon të bëni diçka, ai në të vërtetë ju vendos disa limite. Kështu bëhet më e vështirë që të realizohet ajo çka ata kërkojnë. Ata thjesht nxisin edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë “, u tha Zuckerberg punonjësve, sipas The Information.

Në një email për Business Insider, një zëdhënës i Facebook tha: “Ne i marrim këto çështje shumë seriozisht dhe respektojmë reagimet e partnerëve tanë. Ne po bëjmë përparim të vërteta duke e mbajtur gjuhën e urrejtjes jashtë platformës sonë  dhe nuk përfitojmë aspak nga kjo lloj përmbajtje. Por siç kemi thënë, ne bëjmë ndryshime të politikave bazuar në parime, jo presione mbi të ardhurat “.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0