Facebook me probleme ligjore, i detyroi punonjësit të kthehen në zyrë gjatë pandemisë - Business Magazine Albania

Facebook me probleme ligjore, i detyroi punonjësit të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

Më shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, e kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë gjatë pandemisë, dhe kërkuan mbrojtje më të mirë të shëndetit dhe siguri. Ata përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebook “po rrezikonte pa nevojë” për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale të garantojë kushte më të mira, ose t’i lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia.

Në gusht, Facebook-u tha që personeli do të lejohej të punonte nga shtëpia deri në verën e vitit 2021. Por, kompania mbështetet në mijëra kontraktorë për t’i zbuluar postimet e padëshiruara. “Pas disa muajsh lejimi të mbikëqyrësve të përmbajtjes për të punuar nga shtëpia, përballë një presioni të fuqishëm për të mbajtur Facebook-un pa urrejtje dhe dezinformim, ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë”, thuhet në letrën e hapur të lëshuar nga firma Foxglove e aktivistëve ligjorë me bazë në Britani.

Facebook tha se “një shumicë” prej rreth 15,000 moderatorësh të përmbajtjes në nivel global, po punojnë nga shtëpia.  “Ne i vlerësojmë mbikëqyrësit e përmbajtjes dhe ne i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së tyre”, tha një zëdhënës i Facebook-ut. Kontraktorët thanë se thirrja për t’u kthyer në zyrë kishte ardhur pasi kishin dështuar përpjekjet për t’u mbështetur më shumë në Inteligjencën Artificiale (AI) në identifikimin e përmbajtjes problematike.

“Facebook-u ka nevojë për ne. Është koha që ju ta pranoni këtë dhe të vlerësoni punën tonë. Të sakrifikojmë shëndetin dhe sigurinë tonë për përfitim është e pamoralshme“, kanë thënë punëtorët e Facebook në ankesën e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0